LAJMI I FUNDIT:

Mbahet gara e kërcimeve nga Ura e Fshejtë

Mbahet gara e kërcimeve nga Ura e Fshejtë

Gjatë ditës së sotme në brigjet e Lumit Drin, përkatësisht në Urën e Fshejtë, nën organizimin e klubit “Kërcyesit e Urës”, të mbështetur nga Komuna e Gjakovës, më saktësisht nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, u zhvilluan sot kërcimet tradicionale nga Ura e Fshejtë.

Në këtë garë ku pjesëmarrës ishin më shumë se 20 garues, u garua në disa disiplina dhe në disa mënyra, dhe në fund u arritën këto rezultate:

Në stilin “Kërcim dallëndyshe nga trampolina me lartësi prej 10 metrave”, vendin e parë e rrëmbeu garuesi Astrit Berisha, i pasuar nga Zigur Gashi në vendin e dytë, si dhe Shkëlqim Selimi në vendin e tretë.


Në disiplinën “Kërcime në stil me këmbë nga Ura”, fitues doli garuesi Besart Gashi, i pasuar nga kërcyesit Zigur Gashi dhe Hysen Sylmeta.

Ndërsa në disiplinën “Kërcime në stil dallëndyshe nga Ura”, në vendin e parë doli Vedat Krasniqi, i pasuar nga Florid Gashi në vendin e dytë, kurse në vendin e tretë u radhit garuesi Shkëlqim Goqi.

Pas një karriere 20 vjeçare dhe me shumë suksese të arritura si sportist aktiv i këtij sporti, kërcyesi Florid Gashi, sot e pati paraqitjen e tij të fundit, duke u pensionuar nga ky sport, si një kërcyes aktiv./Telegrafi/