Mbahet fushata ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit në veri të Mitrovicës, bëhet thirrje që gratë të bëjnë kontrolle mjekësore

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Ministria e Shëndetësisë ka organizuar një fushatë për identifikimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Kjo fushatë ka filluar të hënën në Prishtinë, ndërsa gjatë ditës së djeshme ka filluar në Mitrovicën Veriore, e cila do të mbahet edhe sot, shkruan Telegrafi.
Pas Mitrovicës Veriore kjo fushatë do të vazhdoj edhe në komunat tjera veriore.
Trajtimet mjekësore nga kjo fushatë u ofrohen qytetareve nga ora 10:00 deri në orën 16:00.
I pranishëm në këtë fushatë ishte kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, i cili për Telegrafin ka thënë se është viti i dytë që e përkrahin “Kalendarin e Memografit”.
“Vitin e kaluar ka qenë një fushatë shumë e suksesshme, me shifra të larta të vizitave”, ka thënë Atiq.
“Shfrytëzoj rastin të ju bëj ftesë të gjithë qytetarëve të kësaj komune që të vijnë dhe të vizitojnë këtë fushatë të ministrisë sepse identifikimi i hershëm është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Atiq.
Ai është shprehur se pritet të ketë fluks të madh të qytetarëve që do të jenë të interesuar.
“Pa marrë parasysh a janë të diagnostifikuara apo jo, unë i bëj apel të gjithëve të vijnë dhe të fotografohen sepse identifikimi i hershëm mund t’i paraprijë edhe shërimit”, ka shtuar kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore.
Atiq përsëri bëri apel që për të mirën e shëndetit të tyre, sa më shumë qytetarë të bëhen pjesë e vizitave mjekësore.

E pranishme ishte dhe deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza, e cila për Telegrafin ka thënë se Ministria e Shëndetësisë gjatë këtij muaji bën aktivitete vetëdijësuese për të gjitha gratë që “zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit do të thotë shpëtim nga kjo sëmundje”.
“Nga çfarë arrita të bisedoj me stafin mjekësor ka interesim për këtë fushatë, grate janë duke u informuar, jo detyrimisht duke bërë mamografinë, por edhe duke u informuar më shumë rreth sëmundjes dhe mënyrave se sim und të realizojnë kontrolla shëndetësore”, ka thënë Fejza.
Ajo është shprehur se gratë duhet ta bëjnë në kohë mamografinë dhe në rast se ka diçka të merret trajtimi i duhur mjekësor, transmeton Telegrafi.
“Besoj parulla e përvitshme duhet të qëndroj edhe këtë herë, ‘Zbulimi i hershëm shpëton jetë’, është shumë e rëndësishme që të gjithë ne të kujdesemi për shëndetin tonë. Gratë në kohë t’i kryejnë kontrollet mjekësore, ta bëjnë mamografinë dhe në rast se ka diçka të merret trajtimi i duhur mjekësor në mënyrë që të luftohet dhe mposhtet kanceri i gjirit”, ka përfunduar deputetja nga radhët e VV-së, Arjeta Fejza.
Ndërsa Shqipe Llapjani, teknike e radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, për Telegrafin ka thënë se qëllimi i kësaj fushate është vetëdijësimi i grave për të bërë mamografinë.
“Ne jemi sot nga mëngjesi, jemi dy kolege, këtu në Mitrovicën Veriore jemi dy ditë, madej do të jemi në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok”, ka thënë Llapjani.

Ajo ka thënë se deri në ato momente 20 gra kishin pranuar të bëjnë kontrollet mjekësore, 19 prej tyre shqiptare dhe një nga komunitetit serb.
“Për momentin deri më tani kemi pasur 20 gra, shumica janë shqiptare, vetëm një e kemi pasur të komunitetit serb”, ka thënë tutje Llapjani.
Ajo u ka bërë thirrje të gjitha grave që t’i kryejnë kontrollet mjekësore dhe ta bëjnë mamografinë në mënyrë që të zbulohet sa më herët kjo sëmundje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

INPO kërkon anulimin e tenderit 4.98 milionë euro në Vushtrri, shkak disa kritere “diskriminuese”

Përkujtohet Epopeja e Melenicës dhe heroi kombëtar, Shemsi Ahmeti në 26-vjetorin e rënies së tij

Largohen disa deponi ilegale në pjesë të ndryshme të Mitrovicës

Kosova lëshon urdhër-arrest ndaj Milan Radoçiqit për krime lufte

Pamje dhe detaje rreth kaosit të krijuar - pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike në Spanjë, Portugali dhe pjesë të Francës

Të gjithë po flasin për mënyrën se si Bellingham veproi kur Barcelona e shënoi golin e parë në El Clasico

Policia e Pejës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për tentim vrasje

Spanja, Portugalia dhe pjesë të Francës goditen nga ndërprerje masive të energjisë elektrike

Arabia Saudite nxjerr "fetva" për haxhin: Organizimi nga Kosova i takon vetëm Bashkësisë Islame

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm