LAJMI I FUNDIT:

Mbahet edicioni i tetë i “Golden Leaf Festival – 2024”

Mbahet edicioni i tetë i “Golden Leaf Festival – 2024”

Gjatë muajit tetor dhe nëntor, gjethet ndryshojnë ngjyrën, ato bëhen të verdha, të kuqe dhe të arta duke ofruar një pamje mahnitëse të natyrës.

Ky peizazh i bukur është i veçantë për Rotarianët dhe artistët që kërkojnë frymëzim.

Rotary Club Peja edhe këtë vit, mirëpret fotot nga mbarë bota.


“Ju jeni po ashtu të mirëseardhur të vizitoni Pejën, Rugovën, rrafshin e Dukagjinit dhe shijoni ushqimin dhe mikpritjen tradicionale”, thuhet në njoftim.

EDICIONI I TETË I GOLDEN LEAF FESTIVAL – GLF

VENDI – PEJË, KOSOVË

DATA: 25 TETOR – 10 NËNTOR 2024

TEMA: UJI, AJRI DHE TOKA

ORGANIZATOR: ROTARY CLUB PEJA

GOLDEN LEAF FESTIVAL GJATË VITEVE:

GLF 2015, pjesëmarrës Rotarianë nga Klubet Rotary të Kosovës.

GLF 2016, Pjesëmarrës, Rotarianë dhe artistë nga 7 shtete Evropiane.

GLF 2017, Rotarianët dhe artistët nga 4 Kontinente: Evropa, Azia, Amerika dhe Afrika, kanë ndarë me ne bukuritë e ndryshimit të ngjyrës së gjetheve në vendet e tyre.

GLF 2018, Rotarianët dhe artistët nga 18 shtete duke përfshirë pjesëmarrës edhe nga kontinentet e Australisë dhe Amerikës Jugore kanë ndarë me ne bukuritë e natyrës gjatë muajit Tetor.

GLF 2019, krahas fotove të bukura nga mbarë bota, në GLF 2019 konkursit i’u shtuan edhe kategoritë garuese për poezi, këngë dhe piktura.

GLF 2020 dhe GLF 2021 – nuk u mbajtën për shkak të pandemisë COVID-19.

GLF 2022, Edicioni i Gjashtë, tri fotot më të mira nga Shqipëria, Kosova dhe SHBA janë shpërblyer.

GLF 2023 vitin e kaluar u shpërblyen tri Fotot më të mira nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova.

Golden Leaf Festival kombinon mbështetjen për artistët e rinj, promovimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik të Pejës dhe të Kosovës.

Shpërblimet për GLF 2024 do të ndahen më 13 nëntor, në Darkën Solemne të Rotary Club Peja në Hotel Dukagjini

Tri fotot më të mira do të shpërblehen derisa të gjithë pjesëmarrësve ndërkombëtarë do ju ofrohet akomodim falas nga Rotarianët Pejanë në Edicionin e Nëntë të GLF 2025.

Për të dërguar fotot tuaja, kontaktoni: info@rotaryclubpeja.org

Për të mësuar më shumë për GOLDEN LEAF FESTIVAL dhe ROTARY CLUB PEJA, vizitoni faqet tona në Facebook:

Rotary Club Peja: https://www.facebook.com/RotaryClubPeja dhe

Golden Leaf Festival: https://www.facebook.com/goldenleaffestival  

MOS HARRONI:

Pranimi i fotove deri më 10 nëntor, 2024.

Shpallja e fituesve më 13 nëntor 2024, në darkën solemne të Rotary Club Peja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Kalo në kategori