Ministria e Financave njofton se më 16 maj 2019 do të mbahet ankandi i shtatë me radhë për vitin 2019.
Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 30 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Telegrafi/