Kuvendi i Kosovës gjatë sesionit pranveror ka miratuar vetëm një për qind të agjendës legjislative të vitit 2024.
Të zgjedhurit e popullit, veçmas mazhoranca po kritikohen për efikasitet të dobët të punës dhe dështim të mbikëqyrjes parlamentare. Në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje arsyetohen se gjatë këtij viti kanë pasur problem me kuorumin, mirëpo fajtor i bëjnë edhe partitë opozitare. Megjithatë, sipas tyre, kjo legjislaturë në tërësi ka miratuar rreth 254 ligje, që sipas tyre janë më shumë sesa legjislaturat paraprake.
Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës(KDI), Arbër Thaçi thotë për kp se ky sesion ka qenë ndër më të dobëtit të legjislaturës së tetë në Kuvend.
Sipas tij, në tërësi në gjatë këtij sesioni, shumica parlamentare ka arritur t’i miratojë 35 projektligje, nga të cilat 20 janë marrëveshje ndërkombëtare dhe vetëm tri prej tyre janë pjesë e agjendës legjislative të vitit 2024
“Në tërësi në gjatë këtij sesioni, shumica parlamentare ka arritur t’i miratojë 35 projektligje, nga të cilat 20 janë marrëveshje ndërkombëtare dhe vetëm tri prej tyre janë pjesë e agjendës legjislative të vitit 2024. Shprehur me numra afërsisht 1 për qind e agjendës legjislative është miratuar. Në procedurë mbesin diku 20 projektligj, ku nëntë prej tyre janë prej agjendës legjislative të vitit 2024. Nëse i mbledhin në një kuptim kumolativ të gjitha projektligjet që kanë arritur në Kuvend dhe që janë miratuar apo janë në procedurë i bie se diku 90 për qind e agjendës legjislative të vitit 2024 është akoma në trajtim nga ana e ekzekutivit dhe s’ka arritur në Kuvend fare”, thekson ai.
Monitoruesi i punës së Kuvendit shton se të zgjedhurit e popullit dështuan edhe në mbikëqyrjen parlamentare ndaj ekzekutivit por edhe agjencive të pavarura që zgjedhën nga Kuvendi.
“Të dhënat flasin edhe për një zhvlerësim të institucioneve të rëndësishme të mbikëqyrjes. Përgjatë gjithë sesioni, kryeministri nuk është ftuar asnjëherë për raportim apo ndonjë interpelancë për çështjet e rëndësishme që kanë ndodhur. Po ashtu kemi edhe një lloj të humbje të peshës së institucioneve të tjera parlamentare si pyetjet parlamentare, pasi shumica prej tyre s’ka marrë përgjigje. Kuorumi ka vazhduar të jetë problem, mungesat në kuptimin numerik tregojnë se kemi një rritje të lehtë dhe të mungesave të deputetëve. Meqenëse aktiviteti i legjislaturës gjatë këtij sesioni është kufizuar në kuptim të zhvillimit të seancave, polarizimet janë bartur edhe te komisionet dhe veçanërisht te komisionet hetimore parlamentare”, deklaron ai për kp.
Sfidat gjatë sesionit pranveror të Kuvendit i pranon edhe deputeti i LVV-së, Armend Muja, mirëpo shton se në tërësi gjatë mandatit të tyre janë miratuar ligje më shumë sesa në legjislaturat paraprake.
“Kuvendi por edhe komisionet kohë pas kohe kanë pasur vështirësi në kuorum, pasi kuvendi i takon të gjithave, pozitë dhe opozitë. Edhe pse ne kemi pikëpamje të ndryshme politike, votuesi ka vendosur që Kuvendi të jetë divers në kuptimin e personaliteteve që paraqiten aty. Rrjedhimisht mua asnjëherë s’më ka bindur që opozita t’i shmangë komisionit apo të bojkotoi seancat veçse ka një idhnim momental…Te disa ligje kuorumi s’ka qenë i lehtë, pasi deputetët kohë pas kohe mund të ketë obligime paralele, mund të jenë në një udhëtim zyrtarë apo një platformë rajonale të deputetëve. Kohë pas kohe ka ndodhur që të kemi një apo dy deputetë më pak dhe është shfrytëzuar nga opozita që të pamundësohet kalimi i ligjeve në periudha të caktuar. Mirëpo, në fakt me gjithë këto vështirësi ne kemi arritur të kalojmë më shumë ligje sesa çdo legjislaturë tjetër”, thekson Muja.
Kritika ndaj mazhorancës për dështim të përmbushjes së agjendës legjislative adresuan edhe partitë opozitare gjatë kësaj jave.
Kuvendi i Kosovës përmbylli sesionin pranveror më 31 korrik, ndërsa deputetët pritet të rikthehen nga pushimet në javën e dytë të muajt shtator.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Pamje të reja nga zjarri që përfshiu hotelin në Brezovicë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zjarri-hoteli-780x439.jpg)
Pamje të reja nga zjarri që përfshiu hotelin në Brezovicë
![Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-numerimi-780x439.jpg)
Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës
![Aktakuza ndaj Milan Radoiçiqit e 41 të tjerëve mbetet në sirtar të gjykatës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Milan-Radoicic1-1-1-780x439.jpg)
Aktakuza ndaj Milan Radoiçiqit e 41 të tjerëve mbetet në sirtar të gjykatës
![Kurti takoi Gjenerallejtënantin Fenzel, flasin për mundësitë e përfshirjes së Kosovës në nisma të udhëhequra nga SHBA](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albin-NATO-780x439.jpg)
Kurti takoi Gjenerallejtënantin Fenzel, flasin për mundësitë e përfshirjes së Kosovës në nisma të udhëhequra nga SHBA
![Hapen kutitë e dyshimta të votimit në Gjakovë, s’ka detaje rreth hetimeve për manipulim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kutia-vota-780x439.jpg)
Hapen kutitë e dyshimta të votimit në Gjakovë, s’ka detaje rreth hetimeve për manipulim
![KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-votave-e1739639847666-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara