LAJMI I FUNDIT:

“Brexit”, BE i thotë “jo” kryeministres May për rinegociimin e marrëveshjes

“Brexit”, BE i thotë “jo” kryeministres May për rinegociimin e marrëveshjes

Liderët e Bashkimit Evropian kanë thënë se marrëveshja për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja “nuk është e hapur për rinegociim”, pavarësisht kërkesave të kryeministres britanike, Theresa May.

Ajo ka kërkuar siguri ligjore sa i përket kufirit me Irlandën Veriore, ashtu që t’i ndihmojë vetvetes për ta çuar përpara marrëveshjen në Parlamentin britanik, meqë ka shtyrë datën e votimit për këtë marrëveshje ditë më parë.

May ka thënë se marrëveshja “është në rrezik” nëse shqetësimet e deputetëve nuk diskutohen.


Mirëpo presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka thënë se mund të ketë sqarime shtesë mirëpo jo rinegociim.

Ai i ka bërë thirrje Britanisë të tregojë në mënyrë më të qartë se çfarë dëshiron, duke shtuar se ky Komision do të publikojë më 19 dhjetor informacione rreth përgatitjeve për Brexit pa marrëveshje.

May është kthyer në Bruksel të enjten për të zhvilluar një samit me liderët evropianë në fund të javës, teksa ajo ka shtyrë votimin në parlamentin britanik për miratimin e marrëveshjes së Brexitit dhe i ka mbijetuar një vote mosbesimi në vendin e saj, të organizuar nga konservatorët e partisë, Tory.

Aktualisht pakënaqësia kryesore e deputetëve në Britani ka të bëjë me kufirin irlandez, pasi ata kërkojnë që të bëhet e qartë se marrëveshja për ketë kufi nuk do të jetë e përjetshme dhe që Britania do të ketë mundësi për ta ndërprerë këtë pakt e vetme.

Marrëveshja e negociuar me BE-në duhet të mbështetet nga deputetët e shumicës në Parlamentin britanik, për të hyrë në fuqi, përcjell gsh.

Në referendumin e 23 qershorit më 2016, 17.4 milionë persona apo 51.9 për qind e votuesve kanë përkrahur largimin nga BE-ja derisa 16.1 milionë të tjerë apo 48.1 për qind të tjerë kanë votuar kundër Brexitit.

Në trend Botë

Më shumë
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Kalo në kategori