Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve rreth aeroklubit në Mitrovicën e veriut, i cili është dyshuar se ka bërë aktivitete ushtarake, ka theksuar se nuk ka diçka për tu shqetësuar.
Ai në Komisionin për Siguri dhe Punë të Brendshme, ka thënë nga informacionet që ata i kanë siguruar dhe më pastaj po të njëjtat sipas tij i kanë verifikuar “mund të konstatoj që bëhet fjalë për një aeroklub, që është e regjistruar si organizatë joqeveritare (OJQ)”.
“Qëllimi i saj është të promovoj disiplina sportive. Informacionet që i kemi ne, thonë se ky klub është formuar në bazë të ligjit për bashkëpunim në mes OJQ-ve. Organizata operon në veri të Mitrovicës, dhe drejtohet nga Momqillo Arllov. Origjina e tij vjen nga Republika e Kroacisë dhe se banon në pjesën veriore të Mitrovicës, që nga viti 1996. Themeluesi i organizatës posedon dokumentacionin – letërnjoftimin e Republikës së Kosovës”, ka shtuar Maxhuni, raporton Telegrafi.
Ai ka sqaruar se “bazuar në statutin e OJQ-së, mjetet që përdoren në aktivitetet e tyre sportive, janë një kategori që quhet ‘përsëritëse’ – që nuk janë armë zjarri”.
“Këto pajisje, për qëllimet e tyre sportive, si municion shfrytëzojnë sfera plastike. Kjo organizatë është e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike, të Republikës së Kosovës. Ka licencën, më pas ka numër fiskal zyrtar, dhe të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të operuar si organizatë dhe si OJQ-të tjera”, ka theksuar Maxhuni.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ka theksuar se në ditën e mbajtjes së aktivitetit, sipas tij, Policia e Kosovës ka qenë prezentë dhe ka monitoruar atë që ka ndodhur aty.
“Kemi të bëjmë me pajisje imituese të armëve. Më tepër janë lojëra, që shfrytëzohen për qëllim sporti. Aktiviteti i kësaj organizate është mbajtur gjatë muajit gusht, të vitit 2016. Ky aktivitet është monitoruar nga Policia e Kosovës”, ka shtuar Maxhuni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
LSDM kërkon dorëheqjen e Taravarit dhe Klekovskit, pas gjendjes në Klinikën e Onkologjisë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova