Drejtori i ri i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni, javën e ardhshme do të dal për herë të parë prej se ka marrë këtë detyrë, para deputetëve të Kuvendit, në Komisionin që e mbikëqyr këtë institucion.
Këtë vendim e ka marrë në mbledhjen e sotme Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së. Zëvendëskryetarja e këtij Komisioni, Ganimete Musliu, tha pas mbledhjes së Komisionit se javën e ardhshme do të kenë përballë shefin e ri të AKI-së, me të cilin do të diskutojnë për zhvillimet brenda këtij institucioni vital për vendin.
“Po, ne sot veç e kemi marrë vendim që ta ftojmë drejtorin. Faktikisht mbledhja e sotme ishte vazhdim i agjendës sonë. Në këtë takim morën dhe qëndrim se në ditët e ardhshme, deri në javën e ardhshme ta kemi të ftuar drejtorin. Duke pasur parasysh se ai sapo ka marrë detyrën e kemi pa të arsyeshme që ai të akomodohet dhe të sistemohet në vendin e punës”, tha Musliu.
Deputetja Musliu e pyetur nëse kanë marrë informacione të detajuara për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq, tha se kanë marrë raporte me shkrim nga Zyra e Kryeministrit, por që për opinionin nuk mund të thonë me shumë se sa ka dhënë zyra.
“Vet fakti ardhja e një drejtori të ri na ka pamundësuar që menjëherë të marrim apo ta ftojmë në komision dhe të marrim raporte direkte. Ne kemi bashkëpunuar ngushtë me zyrën e kryeministrit, jemi të njoftuar për çdo detaj, po besoj shumë se çka ka qenë për publik e ka transmetuar zyra e kryeministrit, nuk kisha dashur t’i përsëris gjërat që ata i kanë dhënë për opinionin. Mirëpo ne kemi bashkëpunuar dhe kemi një bashkëpunim të mirë si komision parlamentar edhe me kryeministrin Haradinaj dhe për çdo detaj kemi qenë të njoftuar në formë të shkruar. Mirëpo, për publikun dhe opinionin nuk mund të themi me shumë se çka kanë raportuar vet zyra e kryeministrin”, u shpreh Musliu.
Në këtë mbledhje të Komisionit, deputetët kanë diskutuar për punën e drejtorive rajonale të AKI-së, të cilat i kanë vizituar dhe janë njoftuar për punën që janë duke e bërë.
“Aq sa kemi parë nga tereni jemi të kënaqur me punën e drejtorive edhe në Pejë edhe në Ferizaj, është duke u bërë një punë e shkëlqyeshme atje pavarësisht kushteve dhe mundësive që i kanë. Puna është duke vazhduar në mënyrën me të mirë”, tha Musliu.
Zëvendëskryetarja e Komisionit për AKI-në, tha se zhvillimet që kanë ndodhur në AKI dhe çarjet politike ua kanë vështirësuar punën, pasi nuk po ka deputetë të opozitës në Komision.
Musliu ka njoftuar se nga java e ardhshme roli i saj si udhëheqëse e këtij komisioni do të ndryshojë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri