LAJMI I FUNDIT:

Maxhuni: Gjatë vitit 2017-të kemi pasur rënie të vrasjeve dhe veprave penale

Maxhuni: Gjatë vitit 2017-të kemi pasur rënie të vrasjeve dhe veprave penale

Policia e Kosovës ka mbajtur ceremonisë përmbyllëse të fundvitit, ku janë prezantuar arritjet e këtij institucioni por edhe sfidat me të cilat është përballur gjatë vitit 2017.

Me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni ka thënë se janë evidentuar rreth 45 mijë raste, ku nga to 35 mijë janë vepra penale, kurse të tjerat si kundërvajtje.

Më tej ai ka shtua se policia gjatë këtij viti ka ndjekur 172 protesta dhe tubime, që në raport me vitin 2016 është vërejtur një ulje e protestave dhe tubimeve.


“Numri i vrasjeve ka shënuar rënie, nga 26 sa kanë qenë vitin e kaluar, sivjet janë 24. Policia ka konfiskuar 1200 armë dhe ka rënie me 7.07 përqind. Policia ka menaxhuar në 172 protesta dhe ka rënie në 27.7 për qind të organizimeve të protestave krahasuar me vitin e kaluar. Lidhur me aktivitete sa i përket sigurisë në shkolla janë organizuar me mijëra patrullime me qëllim të luftimin dhe parandalimin e narkotikëve nëpër shkolla”, ka thënë Maxhuni.

Maxhuni ka theksuar se vendosja dhe aprovimi nga shtetet anëtarë të EUROPOL-IT është një lajm i mirë sepse ka ardhur pas punës së përbashkët, policisë, MBP-së dhe Zyrës së Kryeministrit.

Kurse, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj ka falënderuar Policinë e Kosovës për punën e bërë gjatë vitit 2017.

Ministri theksoi se Policia e Kosovës po përmbush të gjitha kriteret që kërkohen nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe vendore të cilat na çojnë drejt integrimeve evropiane dhe organizatat më të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori