LAJMI I FUNDIT:

Mats Hummels drejt transferimit befasues te skuadra angleze

Mats Hummels drejt transferimit befasues te skuadra angleze

Mats Hummels vazhdon të mbetet lojtar i lirë pas largimit nga Borussia Dortmund si futbollist i lirë.

Ish- mbrojtësi i Borussia Dortmund dhe Bayern Munich, Mats Hummels, është lidhur me një lëvizje befasuese në një klub të Ligës Premier .

Pas largimit nga Dortmundi në qershor pas humbjes së tyre në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, Hummels ka tërhequr interes nga disa klube në të gjithë Evropën.


Hummels po pret transferimin te Real Madridi, zbulohet qëndrimi i klubit
Lexo po ashtu Hummels po pret transferimin te Real Madridi, zbulohet qëndrimi i klubit

Sipas Sky Germany, Brighton dhe Hove Albion janë klubi i fundit që shpreh interesim për qendërmbrojtësin me përvojë.

Gazetari Florian Plettenberg ka raportuar në rrjetet sociale për interesimin e Brighton. “Brighton, seriozisht po mendon të nënshkruajë me Mats Hummels si agjent i lirë. Ditët e fundit ka pasur një telefonatë mes trajnerit Fabian Hürzeler dhe Hummels”.

“Rreth projektit të Brighton, ambicieve të Hummels, dhe më shumë. Brighton, shumë i hapur për të nënshkruar me Hummels si një qendërmbrojtës me përvojë. 35 vjeçari nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar nëse do të vazhdojë apo do të përfundojë karrierën e tij.”

I dha fund aventurës me Dortmundin, Hummels mund ta vazhdojë karrierën në Serie A
Lexo po ashtu I dha fund aventurës me Dortmundin, Hummels mund ta vazhdojë karrierën në Serie A

Por jo vetëm Brighton, pasi edhe West Ham United janë vënë pas mbrojtësit gjerman.

“West Ham po monitoron gjithashtu situatën e Mats Hummels. West Ham po mendon të sjellë një qendërmbrojtës më me përvojë këtë dritare. Hummels është në listën e tyre”, ka shkruar Plettenberg. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori