Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi.
Matoshi në një postim në Facebook shkruan se deputetët e pavarur që dolën nga Lëvizja Vetëvendosje sot e kanë shansin të dëshmojnë para qytetarëve të Kosovës se e duan Republikën dhe se janë në shërbim të qytetarëve.
Lexoni të plotë postimin e Matoshit në Facebook:
“Politikani patriot – konstitucional kërkon, analizon faktet e dhëna dhe krijon fakte të reja, pra âsht krijues në mbrojtje të lirisë kombëtare dhe të interesave madhore shtetërore. Sot, qytetarët e Kosovës do ta kenë rastin të shohin se cili nga deputetët âsht në mbrojtje të Republikës dhe kush janë përfituesit dhe mashtruesit.
Kryeministri Ramush Haradinaj, për katër muej arriti ta dërgojë në Kuvend ligjin për demarkacionin, që pararëndësit nuk e dërguan për dy vjet e gjysmë, ose e dërguan dhe e tërhoqën, sepse nuk ndërtuan koncensus nacional.
Kryeministri Haradinaj ia doli ta mbrojë kauzën e tij politike për korrigjimin e kufirit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës duke e negociu me Malin e Zi një proces shtensionues, i cili mundësoi ruajtjen e territorit kushtetues, ruajtjen e raporteve miqësore me Republikën fqinje si dhe me NATO-n, duke i hapë udhë liberalizimit të vizave për kosovarët.
Prandej sot, deputetët, gratë dhe burrat e Kosovës do të ngritën mbi interesat personale dhe partiake dhe do të dëshmojnë lojalitet dhe besnikni ndaj Republikës së Kosovës, duke ridëshmu Raison d’ Etat.
Politika âsht kompromis dhe art i të mundshmes. E mundshmja sot âsht vota për – që mos të bllokohet rruga Euro-Atlantike.
Votojeni demarkacionin nëse doni të rënditeni në memorien shtetënore!
P.S.
Deputetët e pavarun që dolën nga Lëvizja Vetëvendosje sot e kanë shansin të dëshmojnë para qytetarëve të Kosovës se e duan Republikën dhe se janë në shërbim të qytetarëve” (sic). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës