Manchester United raportohet se ‘ka arritur një marrëveshje’ për transferimin e sulmuesit të Bayern Munich, Mathys Tel.
19-vjeçari ishte lidhur me disa klube të ndryshme si Tottenham, Arsenal dhe Chelsea, por sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg, ai ka vendosur t’i bashkohet ‘Djajve të Kuq’.
“Më është thënë se Mathys Tel ka vendosur t’i bashkohet Manchester United me efekt të menjëhershëm. Negociatat konkrete po vazhdojnë mes Bayern dhe United”, ka shkruar Plettenberg.
Tel, reprezentuesi i grupmoshave të Francës, mund të luajtë në krahë të majtë në një sulm me tre lojtarë, njësoj si Marcus Rashford i cili pritet të nënshkruajë për Aston Villën.
🚨🆕 BREAKING | Been told Mathys #Tel has decided to join Manchester United with immediate effect ✔️
Concrete negotiations are underway between Bayern and #MUFC.
⚠️ ManUtd have submitted a loan offer, which Bayern immediately rejected. Bayern are not satisfied with the offered… pic.twitter.com/4J1QDePnPi
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) February 2, 2025
Sidoqoftë, Tel ka pasur vështirësi të gjejë hapësirat e duhura tek Bayerni që prej se Vincent Kompany mori drejtimin e bavarezëve.
Në 14 paraqitjet e tij për Bayernin këtë sezon, ai ka dështuar që të shënojë një gol të vetëm teksa ka bërë vetëm një asistim.
Por duke marrë parasysh moshën e tij, ai i përshtatet politikave të United për të transferuar lojtarë të rinj dhe me potencial, njësoj siç kanë bërë me Ayden Heaven dhe Patrick Dorgu./Telegrafi/