Master n’shëndet, shije dhe kualitet!

Titulli ‘master’ do të thotë që ju jeni të kualifikuar për një fushë, lëmi të caktuar dhe vet fjala ‘master’ na asocion me diçka të madhe.
Por a keni dëgjuar ndonjëherë se kemi edhe ushqime të cilat janë ‘master’ në shijen dhe kualitetin e vet? Disa ushqime të cilat janë edhe ‘snacks’ por edhe luajnë rolin e ushqimit për nga aspekti i ngopjes, është fjala për frutat e thatë si: fëstekë, badem, arra indiane, arra, lajthi, misër, fara kungulli, fara luledielli etj.
Përveç që janë master në shëndet, shije dhe kualitet këto fruta dhe emrin e kanë MASTER NUTS. Frutat e thata janë një burim i shkëlqyer i proteinave, vitaminave, mineraleve, fibrave dhe zëvëndësuese të përsosura të ushqimeve me kalori të larta. Për më tepër, ato janë të pasura me antioksidantë dhe ndihmojnë në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare, obezitetit dhe disa llojeve të kancerit. Nga studimet e shumta është arritur në përfundimin se personat që konsumojnë më tepër fruta të thata, kanë norma më të ulëta të diabetit, kolesterolit dhe janë më të mbrojtur nga sëmundjet që prekin trurin. Për këtë arsye, ekspertët e shëndetit përfshijnë frutat e thatë në dietën tuaj ushqimore.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































