LAJMI I FUNDIT:

Mashtruan 900 aplikues për vende pune në Gjermani, prokuroria ngrit aktakuzë ndaj tre personave

Mashtruan 900 aplikues për vende pune në Gjermani, prokuroria ngrit aktakuzë ndaj tre personave

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, kundër të pandehurve I.K., M.Z dhe E.K., për veprën penale “mashtrimi” nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, për veprën penale “shmangia nga tatimi” nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe neni 31 të KPRK-së, si dhe për veprën penale “pastrimi i parave” nga neni 308 të KPRK-së, dhe neni 56 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 e 1.2 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit nr. 05/L-096.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të pandehurit, I.K dhe M.Z., që nga viti 2016 e deri në mars të vitit 2017, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, fillimisht të pandehurit e lartcekur më 02.06.2016, kanë regjistruar biznesin, si agjencion punësimi, ku kanë paraqitur fakte të rreme kinse për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani, ashtu që të pandehurit I.K dhe M.Z., kanë mashtruar 900 aplikues për viza pune.

Të pandehurit si bashkëkryerës kanë kryer veprën penale “mashtrimi” nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.


Po ashtu, të pandehurit si bashkëkryerës kanë kryer veprën penale “shmangia nga tatimi” nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe neni 31 të KPRK-së. Gjithashtu, të pandehurit I.K., M.Z dhe E.K., kanë kryer veprën penale “pastrimi i parave” nga neni 308 të KPRK-së dhe neni 56 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit nr. 05/L-096 lidhur me veprat penale “mashtrimi” nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “shmangia nga tatimi” nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme
Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh

Kronika e Zezë
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale

Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale

Drejtësi
Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Lajme
Kalo në kategori