Mashtroi shtetasen gjermane, ngritet aktakuzë ndaj një personi

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër të pandehurit me iniciale G.Z. për shkak të veprës penale mashtrim.
Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri G.Z., me veprimet e tij përmes rrjeteve sociale me dashje, me dijeni dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete e ka mashtruar të dëmtuarën A.K.L., shtetase e Gjermanisë.
Me këto veprime i pandehuri i lartcekur ka kryer veprën penale mashtrimi, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/12/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































