Pavarësisht se rregullat dhe ligjet e tjera në Bashkimin Evropian (BE), e ndalojnë shitjen e produkteve që kanë vaj palme e sidomos nëse kjo përmbajtje nuk deklarohet në paketim e krahas gjithë kësaj ato shiten si produkte të qumështit. Këto produkte që shiten nëpër makete emërtohen si gjizë, djathë, speca me mazë e produkte të tjera, janë me vaj palme dhe shitja e tyre në këtë formë, e cila është duke vazhduar është një mashtrim i konsumatorëve.
Statistikat e Doganës së Kosovës tregojnë se nga fillimi i këtij viti e deri më 30 shtator janë importuar mbi 2 milionë kilogram vaj palme.
Njohës të fushës dhe mbrojtës të të drejtave të konsumatorëve thonë se këto produkte nuk duhet të shiten si produkte të qumështit, por duhet që ato të shënjohen qartë se janë me përmbajtje të vajit të palmës. E për këtë ata thonë se duhet një angazhim më i madh i Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit si dhe institucioneve të tjera.
Drejtuesi i Organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka thënë se nëse përbërja e vajit të palmës në produkte është deklaruar në mënyrë të qartë, konform Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, si dhe konform Direktivave të BE-së, e po ashtu edhe nëse në deklaracionin e produktit konsumatori udhëzohet për mënyrën dhe sasinë e gatimit, nuk mund të flitet për mashtrim.
“Por, gjendjen e vështirëson përdorimi i vajit të palmës në masë të madhe dhe qytetari konsumator e ka të pamundur t’i bëj dallimet. Gjatë gjithë kohës me pranin e produkteve me vaji të palmës, konsumatori e ka të pamundur që vet të mbrohet. Prandaj duhet ndihmën, kujdes dhe mbrojtjen nga Agjencionet e Inspekcionet e mbikëqyrjes të tregut me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit”, tha Kaçaniku.
Sipas tij, institucionet dhe mekanizmat e tjerë, janë duke hezituar që konsumatorin ta informojnë drejtë dhe në mënyrë të duhur. “Ky hezitim nuk është i pa qëllimshëm dhe qëllimi, për fat të keq, mendoj se është jo i sinqertë dhe jo korrekt”, ka thënë drejtuesi i Organizatës “Konsumatori” Selatin Kaçaniku.
Ramadan Memaj nga Shoqata e Qumështarëve të Kosovës, ka thënë se mashtrimi i konsumatorëve me produkte, të cilat përmbajnë vaj të palmave po vazhdon me intensitet të shtuar sepse importi i vajit të palmës sipas statistikave zyrtare po rritet në vazhdimësi.
“Këtë vit pritet të jetë mbi 3 milionë kilogram. Kjo shifër është alarmante kur dihet se edhe importet e produkteve me përmbajtje vaj palme po rriten vit pas viti. Askush nuk e merr guximin që t’i ndaloj edhe përkundër faktit se Institucionet tashmë i dinë pasojat e këtyre importeve”, tha ai.
Memaj tregon se ekzistojnë rregullore specifike në kuadër të Komisionit Evropian, të cilat qartësisht ndalojnë mundësinë e përzierjes së qumështit me yndyra bimore prapë se prapë institucionet e vendit nuk i marrin parasysh.
“Nuk lejohet përzierja e qumështit me vaj palme në mënyrë që ai produkt përsëri të shitet si produkt i qumështit. Përzierja është mashtrim i rrezikshëm i cili do të len pasoja për të gjithë në vend. Shteti duhet të i ndaloj sa më shpejtë pa asnjë hezitim”, ka thënë Ramadan Memaj nga Shoqata e Qumështarëve të Kosovës.
Ndryshe, sipas statistikave të Doganës së Kosovës, vetëm për nëntë muajt e vitit 2018, importi i vajit të palmës e kalon shifrën prej mbi 2 milionë kilogramë.
“Në përudhën 1 janar – 30 shtator 2018, janë importuar 2,206,652.50 kilogram vaj palme në vlerë prej 1,711,974.90 euro”, ka treguar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
Sipas tij, vaji i palmës i cili hyn në Kosovë importohet nga Gjermania, Kroacia, Indonezia, Italia, Malajzia, Holanda dhe Turqia.
Kurse në Agjencinë e Ushqimit dhe të Veterinarisë (AUV), nuk kanë kthyer përgjigje rreth vajit të palmës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova