LAJMI I FUNDIT:

MASHTI jep 70 bursa në drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

MASHTI jep 70 bursa në drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës, kanë hapur konkursin për bursa për nxënës në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional, në drejtimet deficitare, si dhe bursa për vajza në drejtime teknike.

Nagavci ka shkruar në Facebook se vlera e bursës për nxënës do të jetë 500 euro për një vit shkollor.

“Numri total i bursave është 70, prej tyre 40 në drejtimet deficitare dhe 30 në drejtimet teknike. Në drejtimet deficitare mund të aplikojnë të gjithë nxënësit e IAAP-ve, ndërsa për drejtimet teknike vetëm vajzat. Bursat për drejtimet deficitare: Teknik për dizajnin e mediave interaktive, instalues elektrik, veterinë, mekatronikë, asistent i turizmit dhe udhëtimeve, përpunimi i drurit/zdrukthtar, hortikulturë. Bursat për vajza në drejtimet teknike: Metalpunues, Instalues elektrik, instalues i ngrohjes, klimatizimit dhe ujësjellësit, automekanik, teknologjia e reciklimit, teknik i sistemeve të TIK-ut.


Nagavci shton më tej se “si ministri do të vazhdojmë të ofrojmë përkrahje për të gjithë nxënësit e studentët pa dallim”.

Detajet në këtë link: https://masht.rks-gov.net/vendim-2/…  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori