Gjatë ditës së sotme në Gjakovë ka qëndruar ministrja e MASHTI, Arbëria Nagavci, e shoqëruar nga drejtoresha e Drejtorisw sw Arsimit në Komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova Baçi si dhe zyrtarë të tjerë komunal e qëndror, ka bërë përurimin e disa projekteve të rëndësishme arsimore në këtë komunë.
Njëra ndër projektet e rëndësishme që është përuruar sot në Gjakovë është edhe çerdhja në fshatin Korenicë, institucion ky që pritet të jetë tejet i rëndësishëm për banorët e kësaj zone.
Sipas ministres Nagavci kjo çerdhe është një tjetër çerdhe publike, me kushte infrastrukturore shumë të mira.
“Kësaj radhe përuruam një çerdhe publike në fshatin Korenicë të Gjakovës. Çerdhe me kushte infrastrukturore shumë të mira, me ambiente të ngrohta e me staf të përgatitur për më të dashurit tanë, fëmijët.”, tha Nagavci.
Derisa u bë e ditur se ky nuk është investimi i vetëm infrastrukturor që po bëhet nga MASHTI në Komununën e Gjakovës, pasiqë sot poashtu është përuruar edhe salla e Edukatës fizike në shkollën “Zekeria Rexha”, objekt i cili ka një sipërfaqe prej 800 metra katrorë, ndërsa vlera e investimit në këtë projekt është 277,431.39 euro.
Ministrja Nagavci tha që mbesim të përkushtuar që ë të krijojmë mundësi për secilin fëmijë në Kosovë që të ketë qasje në edukim fizik.
“Mbesim të përkushtuar që të krijojmë mundësi për secilin fëmijë në Kosovë që të ketë qasje në edukim fizik dhe fusha të tjera, sepse krahas arsimimit dhe shëndetit të mirë, duam që ata të kenë mundësi të shprehin talentet dhe aftësitë e tyre në çdo fushë.”, u shpreh Nagavci.
Përveç përurimit të çerdhes në fshatin Korenicë, dhe përurumit të sallës së edukatës fizike në shkollën “Zekeria Rexha” , ministrja Nagavci sot ka qenë e pranishme edhe në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e objektit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Në përvjetorin e 100-të të vrasjes së heroit kombëtar Bajram Curri, Komuna e Gjakovës organizoi akademi përkujtimore

Komuna e Malishevës mbajti mbledhje përkujtimore në nder të Masakrës së Burimit

E ngacmoi seksualisht një nxënëse në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ancelotti zbulon arsyen pse vuajti Real Madridi në ndeshjen ndaj Leganesit

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler