LAJMI I FUNDIT:

MASH Maqedoni: Vetëm nëse e gjithë shoqëria përfshihet në parandalimin dhe tejkalimin e dukurive të dhunës, mund t`ia dalim

MASH Maqedoni: Vetëm nëse e gjithë shoqëria përfshihet në parandalimin dhe tejkalimin e dukurive të dhunës, mund t`ia dalim

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës shprehen se janë të përkushtuar në luftën kundër dhunës në shkolla. Ata shprehen se besojnë se institucionet arsimore duhet t`i ndërtojnë si vende të sigurta, ku fëmijët dhe të rinjtë mësojnë dhe shoqërohen në mënyrë të sigurt.

“Çdo fëmijë ka të drejtë të shkojë në shkollë dhe të mësojë, pa frikë. Ju bëjmë thirrje mësimdhënësve , bashkëpunëtorëve profesionalë, prindërve dhe pjesëmarrësit e tjerë në procesin arsimor – që të gjithë të punojnë së bashku, sepse kemi një qëllim të përbashkët: të mbrojmë nxënësit nga dhuna e bashkëmoshatarëve”, thuhet në njoftimin e MASH.


Ministria thekson se vetëm nëse e gjithë shoqëria angazhohet në parandalimin dhe tejkalimin e dukurive të dhunës, ne mund t`ia dalim.

“Problemi i dhunës së bashkëmoshatarëve nuk është problem i ri dhe se nuk mund të zgjidhet me magji. Është problem kompleks dhe serioz. Ministria e Arsimit dhe Shkencës punon për përforcimin e procedurave dhe trjatimeve ekzistuese për funksionimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në shkollë. Për të pasur sukses, ne kemi nevojë për ndihmën e të gjithë atyre që dëshirojnë të dalin fitimtarë në luftën kundër kësaj të keqeje”, thonë nga MASH.

Sipas MASH, prindërit me të drejtë janë të shqetësuar – pamjet nga fqënjët janë të tmerrshme.

“Si shoqëri, ne mund t`i mbrojmë fëmijët tanë nëse të gjithë së bashku, si në familje poashtu edhe në grupe shkollore, i trajtojmë fëmijët si vlerën më të madhe. Le të fillojmë duke përforcuar besimin prindër-nxënës dhe mësimdhënës-nxënës. Si Ministri do të bëjmë gjithçka për të përforcuar komponentin edukativ të procesit arsimor dhe për të ndihmuar mësimdhënësit dhe kuadrin profesional në ngritjen e kapaciteteve të tyre për njohjen dhe parandalimin e dhunës”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori