MASH Maqedoni: Dhjetë komuna kanë plane të gatshme për optimizimin e shkollave

Planin për optimizimin e rrjetit të shkollave tashmë e kanë përgatitur 10 komuna, ndërsa procesi vazhdon në 22 komuna, ka bërë të ditur ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në seancën e sotme të Këshillit Drejtues së BNJVL-së.
Sipas saj, vetëqeverisjet lokale e kuptojnë dhe e përkrahin optimizimin, i cili është gjithashtu “përgjigje edhe ndaj kërkesave të tyre dhe përkushtimeve të BNJVL-së për ndarjen më objektive të bllok-dotacioneve”.
Siç bëri të ditur MASH-i, ministrja ka theksuar se qëllimi kryesor i ndryshimeve që i bëjnë është përmirësimi i cilësisë së arsimit.
“Ndërtimi i arsimit përkatës dhe efikas që do t’u mundësojë nxënësve të fitojnë njohuri dhe aftësi të dobishme për zhvillimin personal dhe profesional si dhe për zhvillimin e vendit. Potencuam se kemi rritur mjetet buxhetore dhe se në vitin 2025 do të ketë buxhet më të madh për arsimin deri më tani, ndërsa tendencë të këtillë do të ketë edhe gjatë viteve të ardhëshme. Mirëpo, paratë e qytetarëve duhet t’i shpenzojmë në mënyrë racionale dhe efektive. Këtë e arrijmë me pro-cesin e optimizimit të rrjetit shkollor, të cilin e kemi filluar me shkollat fillore”, theksoi Janevska.
MASH-i në kumtesë thekson se optimizimi mundëson shfrytëzimin më të mirë të burimeve financiare dhe njerëzore në arsim, ndërsa nga ana tjetër, mësimdhënie më të mirë dhe arritje më të mira të nxënësve.
UNICEF-i dhe Banka Botërore mbështesin zbatimin e planeve lokale të optimizimit, të përpiluara në konsultim me nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit nëpër shkolla.
“Janevska theksoi se optimizimi i rrjetit të shkollave realizohet me shumë kujdes, në bash-këpunim me të gjitha palët e interesuara përkatëse, për t’u siguruar nxënësve kushte më të mira të mundshme për arsim, mësimdhënësit të angazhohen me fond të plotë ndërsa për vetëqeveris-jet lokale shpërndarje të drejtë dhe efikase të mjeteve buxhetore. Duke falënderuar vetëqeverisjet lokale për bashkëpunimin e mirë, Janevska i uroi punë të suksesshme grupit të ri të komunave të cilët fillojnë me përgatitjen e planeve optimizuese, duke i udhëzuar që të shfrytëzojnë përvojat e komunave që tashmë i kanë përfunduar, por edhe të mbajnë komunikim të rregullt me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, e cila është këtu për mbështetje” informon MASH-i.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave

Trupi i copëtuar në pjesë, rasti i vajzës së vrarë në Zall Herr që angazhoi ekspertët e FBI

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania