LAJMI I FUNDIT:

MASH e tërheq librin e gjuhës maqedonase për klasën e gjashtë, për shkak të përmbajtjeve diskriminuese

MASH e tërheq librin e gjuhës maqedonase për klasën e gjashtë, për shkak të përmbajtjeve diskriminuese

Libri i gjuhës maqedonase për klasën e gjashtë, është tërhequr nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për shkak të përmbajtjes joadekuate dhe të pabarazisë, siç është vlerësuar në opinion.

Sot në disa mediume u publikua një tekst me titull “Tre këshilla të mira”, që është pjesë e librit të gjuhës maqedonase për klasat e gjashta, ndërsa pati reagime të shumta në opinion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë pjesë të librit, ku qëllimi siç shihet qëllimi është të jepen këshilla të mira thuhet: “Pas një kohe fshatari u grind me gruan dhe e mori sëpatën për ta ther, por menjëherë iu kujtua këshilla: Kur të nervozohesh, numëro deri në 15, pastaj vepro atë që e ke menduar”.


Ky është një fragment që është nxjerrë nga teksti, si tregim popullor që tregohet për një fshatar, i cili me tre mjete të punës ka blerë tre këshilla.

Kjo nuk është hera e parë që në librat shkollor të gjenden shembuj dhe tekste, të cilët mund të ndikojnë negativisht në arsimin e fëmijëve.

“Në këtë libër janë konstatuar tekste diskriminuese, por edhe mostra të cilat e përforcojnë pabarazinë gjinore. Janë konfirmuar një numër i madh i lëshimeve dhe gabimeve, por edhe mosrespektim të normës standarde maqedonase”, kumtoi MASH, duke shtuar se vazhdon me procese të fuqishme reformuese në arsim dhe me sigurimin e materialeve cilësore dhe bashkëkohore për nxënësit dhe mësimdhënësit.

MASH informon se është në vijim përgatitja e Ligjit tërësisht të ri për nxënësit me të cilin do të tejkalohen mangësitë në këtë segment të arsimit.

Libri i gjuhës maqedonase për klasën e gjashtë është nën autorësin e Snezhana Vellkova dhe Sonja Jovanovska dhe është miratuar në vitin 2011, ndërsa është propozuar me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës edhe për vitin 2020./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Lajme
Kalo në kategori