Kompania italiane Maserati do të prezantoj “crossoverin” e ri Grecale në mars, kështu të paktën është bërë e ditur përmes “tejzerëve”.

Maserati fillimisht planifikoi prezantimin e Grecale gjatë vitit të kaluar, por kriza e mungesës së çipave si pasojë e pandemisë së coronavirusit ua prishi planet, dhe kështu pritet të ndodhë gjatë 22 marsit, transmeton Telegrafi.


Grecale do të jetë “crossoveri” i dytë i Maserati dhe se do të gjej vend nën modelin Levante. Kompania njoftoi datën e prezantimit së bashku me disa “tejzerë”, që paralajmërojnë se çfarë mund të presim nga modeli i ri.

2 55

Dizajni i Grecales kurrë nuk ka qenë ndonjë sukses i madh, pasi kamuflazhi ka fshehur pak gjëra. “Tejzer” të brendësisë nuk ka, por dihet që ka ekrane dhe një dizajn sportiv.

3 38

Motori akoma mbete mister, por nuk pritet të ketë gamë të gjerë të tyre. Maserati synon të ofrojë edhe versionin elektrik duke mos dhënë detaje.

4 32

Flitet që Maserati do të përdor motor 2,9 litërsh V6 që e vë në lëvizje Alfa Romeo Stelvio Quadrifoglio që prodhon 502 kuaj-fuqi. /Telegrafi/

5 23

6 17