LAJMI I FUNDIT:

Maserati bën histori – arrin shpejtësi rekord pa shofer fare

Maserati bën histori – arrin shpejtësi rekord pa shofer fare

Një Maserati MC20 sapo ka vendosur një rekord.

Një ekip ka modifikuar superveturën italiane për të vozitur në mënyrë autonome, dhe ajo arriti 318 km/h, duke mposhtur rekordin e mëparshëm prej 310 km/h.

Rekordi u arrit në një nga pistat më të gjata në botë, në Florida, e cila ofron shumë hapësirë për teste të tilla me shpejtësi të lartë, përcjell Telegrafi.


Ndryshe, rekordi i mëparshëm mbahej nga një veturë garash e ndërtuar nga Indy Autonomous Challenge.

Një tjetër MC20 mban në fakt rekordin e mëparshëm për veturën autonome më të shpejtë në 284 km/h, të cilin IAC e arriti nëntorin e kaluar.

Raportohet se ky nuk është Maserati i parë vetë-drejtues që shfaq teknologjinë e tij.

Vitin e kaluar, një GranCabrio autonome iu bashkua 1000 Miglia në Itali. /Telegrafi/