LAJMI I FUNDIT:

Masazhi – efektet relaksuese dhe mjekuese

Masazhi – efektet  relaksuese dhe mjekuese

Masazhi është një faktor i rëndësishëm në kulturën shëndetësore të jetesës. Me veprim efektiv si një masë parandaluese për të ruajtur shëndetin dhe vitalitetin, sepse kur një masazhist rregullisht "skanon" trupin tuaj, mund të dalloj ndryshimin më të vogël në çrregullimin e balancit normal të organizimit tuaj,në këtë mënyrë nxitë vëmendjen tuaj ndaj trupit tuaj.

Trimnesha Tahiraj
Fizioterapeute e Diplomuar
www.fitness-prishtina.com

Masazhi stimulon fijet nervore, liron tensionin, largon stresin si dhe është një mjet i shkëlqyer në luftën kundër dhimbjes së kokës dhe pagjumësisë. Gjithashtu masazhi ushqen lëkurën, e rritë elasticitetin e lëkurës, lëkuren e bën më të butë dhe të ndritshme.


Efektet kryesore të masazhit:
Masazhi e nxitë dhe e rregullon qarkullimin e gjakut, e rregullon qarkullimin e limfës në enët limfatike,duke ia kthyer trupit vitalitetin dhe energjinë në mënyre të përsosur dhe natyrale. Me anë të masazhit mund të lirohet stresi ditor që ndikon në paraqitjen e sëmundjeve kronike dhe depresionit, sepse eliminohen mbeturina nga trupi, apo e thënë ndryshe, materie të dëmshme që duhet domosdo të largohen nga trupi.
Një ndër format më të shpejta të masazhit që aplikohet ditëve të fund është ai kundër celulitit që ndihmon shumë të personat obez apo me peshë të shtuar, duke ia kthyer trupit harmoninë fizike dhe psikike, në të njëjtë kohë.

Masazhi që nga kohët e lashta njihet dhe është pranuar si një nga metodat për parandalimin, trajtimin dhe heqjen e sëmundjet të ndryshme. Masazhi në të njëjtën kohë i vë në funksion mendjen, emocionet, trupin dhe shpirtit e njeriut dhe në këtë mënyrë arrihet relaksimi i thellë i trupit, mendjes, lirimi i stresit dhe toksinave, përmirësimi i rrjedhjes së oksigjenit në organizëm si dhe përmirësimi i qarkullit të lëngjeve trupore (gjakut dhe limfës).

* Masazhi mundëson relaksimin e thellë i cili lehtëson largimin e lodhjes fizike dhe mendore;
* Varësisht se ku aplikohet, masazhi mundëson lëshimin e tensioneve kronike në qafë , në supe, dhe mbrapa në shpinë.
* Nxit qarkullimin e gjakut në muskuj dhe kështu, furnizimin me gjak të organeve.
* Stimulon zvogëlimin dhe zhdukjen e lodhjes kronike (të vazhdueshme).
* Masazhi ndihmon në eliminimin e dhimbjeve të kokës që shkaktohen nga sëmundjet e stomakut, të tëmthit, të mëlçisë dhe sëmundjet me origjinë psikike.

Llojet e masazhit

Masazhi aromatik është një masazh i trupit duke përdorur vajra esenciale në një atmosferë të këndshme me muzikë relaksuese dhe në një ambient të qetë, ku mund të relaksoheni dhe në të njëjtën kohë me anë të vajrave aromatike. Aromat e vajrave thelbësore kanë ndikim të fuqishëm në emocionet e trupit dhe nga efektet dhe përbërja e tyre kimike, kanë ndikim në organet e caktuara, indet, sistemin hormonal dhe sistemin nervor.
Masazhi aromatik është një mënyrë e veçantë për të trajtuar probleme të ndryshme, si: lodhjen, stresin, ngarkesën psikike, dhimbjet në muskuj, ftohjet e muskujve, etj.

Masazhi i pjesshëm është një masazh i pjesëve të caktuara të trupit, për shembull: masazhi e shpinës, duarve, këmbëve, pjesëve të barkut, kokës, etj.
Të kryera me kërkesë të klientit, masazhi zgjatë 60 min.

Masazhi special është kombinim i masazhit aromatik dhe masazhit të pjesshëm, ku përdoren aroma të ndryshme në pjesë të caktuara të trupit, shkaktohet rritje e presion në qarkullimin e lëngjeve trupore, me qëllim për të përmirësuar qarkullimin e tyre; gjithashtu aplikohet te dhimbjet në qafë, te dhimbjet dhe ftohjet e muskujve.

Masazhi anticelulit është një kompleks i çdo personi, celuliti grumbullohet si rezultat i dietave të çrregullta dhe të dëmshme për organizimin. Gjithashtu celuliti mund të formohet si pasojë e çrregullimeve hormonale.
Largimi ose eliminimi i celulitit behet me anë të masazhit duke stimuluar punën e gjëndrave limfatike, rregullimin e qarkullimit të gjakut duke larguar sasinë e lëngjeve të tepërta, duke shkatërruar depozitat yndyrore që grumbullohen në mënyrë jo të barabartë në lëkurë (lëkura merr pamjen e lëvozhgës së portokallit). Në këtë rast, efekti kryesor i masazhit është “thyerja” ose shpërndarja e qelizave të celulitit.
Gjatë trajtimit të trupit me anë të masazhit anticelulit, duhet pasur kujdes në konsumimin e sasive sa më të madhe të lëngjeve.
Trajtimi me masazh anticelulit mund të zgjasë nga disa javë, për disa muaj, varësisht prej madhësisë së qelizave të celulitit si dhe dietës me lëngje. /Telegrafi/