LAJMI I FUNDIT:

Masat kundër COVID-19 nuk pritet të ndryshojnë

Masat kundër COVID-19 nuk pritet të ndryshojnë

Prej kohësh, situata epidemiologjike me COVID në vend është e qetë ndërsa edhe numri i pacientëve që kërkojnë shërbime shëndetësore me këtë sëmundje ka rënë ndjeshëm. Vende evropiane kanë lehtësuar ndjeshëm masat, e fundit Greqia, që paralajmëroi se prej 1 majit do t’i kthehet pothuajse normalitetit.

Por, në një tjetër vend situata është ndryshe. Banorët e Shangait po hyjnë në javën e tretë të mbylljes si pjesë e masave të rrepta kufizuese pas përhapjes së variantit Omicron.

Gjithsesi, në Kosovë ende janë në fuqi masat që janë marrë më 1 mars dhe ato nuk pritet të lehtësohen më tej.


Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë për KP se momentalisht nuk do të ketë ndonjë ndryshim të masave, por që situata është duke u ndjekur me vëmendje.

“Tash për tash (masat) kanë me mbet kështu siç janë. Siç po shihet vendet e ndryshme janë në telashe me COVID-in, shembull sa mësova para dy ditëve se Filadelfia i ka vendosur maskat brenda në çdo vend, i ka bërë mandatore. Neve na duhet me pa se si po rrjedhë çështja me zhvillimin e COVID-it”, tha shkurt Latifi.

Sipas të dhënave të fundit, nga 888 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Në total numri i rasteve aktive është 499.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Haxhiu: Njëherë jemi të fokusuar te formimi i qeverisë, zgjedhja e presidentit zhvillohet vitin e ardhshëm

Haxhiu: Njëherë jemi të fokusuar te formimi i qeverisë, zgjedhja e presidentit zhvillohet vitin e ardhshëm

Lajme
Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Lajme
Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori