LAJMI I FUNDIT:

Masat e reja kufizuese – rikthehen maskat, hyrja në dasma vetëm me dëshmi për vaksinim dhe testin COVID-19

Masat e reja kufizuese – rikthehen maskat, hyrja në dasma vetëm me dëshmi për vaksinim dhe testin COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media tha se masat kufizuese kundër COVID-19, do të hyjnë në fuqi nga data 20 gusht dhe do të vlejnë deri më 10 shtator.

Megjithatë, Vitia tha se gjatë kësaj kohe mund të ketë masa të reja kufizuese, transmeton Telegrafi.

“Qeveria vendosi masa të reja, ashtu siç kemi paralajmëruar më parë për shkak se varianti delta ka qenë dominues në shtetet evropiane, përfshirja e këtij virusi në vendin tonë ka qenë e pashmangshme, dhe kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët. Në mesin e masave të ndërmarra sot veçojmë:


Nga data 20 gusht deri më 10 shtator, hyrja në diskoteka, në ambientet ku mbahen ahengjet familjare, tubimet masive, festivale e tjera, të cilat kanë kapacitetet deri në 100 persona, lejohet vetëm nëse klientët kanë një dëshmi si certifikate të vaksinimit, testit PCR negativ, dëshmi së personi ka kaluar coronavirusin, ose rezultat pozitiv të antitrupave.

Nga data 20 gusht deri më 10 shtator, një nga dëshmitë cekura më lartë duhet të kenë bizneset që janë në kontakt me klientët.

Pas vendimit të sotëm, në institucionet publike ndalohet hyrja pa maska, dhe obligohet bartja e maskave në ato ambientet. Kjo është obligative”, deklaroi ai.

Qeveria miraton masa të reja kundër COVID-19
Lexo po ashtu Qeveria miraton masa të reja kundër COVID-19

Vitia gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori