LAJMI I FUNDIT:

Masat antiCOVID, policia në rajonin e Ferizajt shqipton 469 gjoba  

Masat antiCOVID, policia në rajonin e Ferizajt shqipton 469 gjoba  

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saja në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së, Nr.01/32, i datës 28.08.2021, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për  kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, ekipe të përbashkëta të policisë kanë shtuar aktivitetet e tyre në rajonin e Ferizajt.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, gjatë 24 orëve të fundit, përveç 70 vërejtjeve policore, policia ka shqiptuar 469 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat si në vendim.

Llojet e gjobave sipas Ligjit.Nr.07/L-006, për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 :


24.2 Drejtuesi i mjetit motorik i cili nuk e respekton vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të përcaktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.

– Sipas këtij neni janë shqiptuar 4 gjoba

24.3 Personi fizik i cili nuk e respekton Vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.

– Sipas këtij neni janë shqiptuar 18 gjoba

24.4 Personi juridik i cili nuk e zbaton vendimin e Organit Kompetent për krijimin e kushteve dhe mbajtjen e distancës së përcaktuar në hapësirat në të cilat janë përgjegjës dënohen me gjobë prej pesëqind (500) euro, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.

– Sipas këtij neni janë shqiptuar 51 gjoba

24.5 Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej 35 euro.

– Sipas këtij neni janë shqiptuar 395 gjoba

25.2 Personi fizik i cili organizon aktivitete publike dhe jopublike të ndaluara me vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro dhe ndalimin e aktivitetit.

– Sipas këtij neni janë shqiptuar 1 gjobë

“Këto masa, në masë të madhe janë duke u respektuar nga shumica e qytetarëve, të cilët edhe i falënderojmë, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe ndaj tyre policia ka qenë e detyruar tu shqiptojë gjoba.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të masave Anti Covid-19, sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Apelojmë tek qytetarët dhe pronarët e lokaleve, që t’i respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik. Ndërkaq, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione se persona, apo vende të caktuara nuk respektojnë masat Anti-COVID19, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192, 0290/326-250, 0290/322-406, dhe policia do të marrë të gjitha masat e nevojshme, sipas ligjit antiCovid-19”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori