Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur se Qeveria atje ka vazhduar masat antiCOVID-19 që ishin në fuqi deri më 14 shkurt.

Përmes një postimi në Facebook, kjo ambasadë njofton se shkollat dhe kopshtet e fëmijëve nuk do të hapen para 15 shkurtit, ndërsa është e detyrueshme mbajtja e maskës medicinale.


Njoftimi i plotë:Në mbledhjen e Kancelares Merkel me Kryeministrat e Landeve për parandalimin e përhapjes së #COVID19 u morën këto Vendime: ➡Masat që ishin në fuqi deri në fund të janarit do të shtyhen deri deri me 14 shkurt. ➡Shkollat e kopshtet e fëmijëve të mos hapen para 15 shkurtit. ➡Punëdhënësit duhet t'u mundësojnë punonjësve punën nga shtëpia në të gjitha ato veprimtari, ku kjo është e mundshme. ➡Detyrimi për mbajtjen e maskës nëpër autobusë e metro si dhe nëpër dyqane do të ashpërsohet (maska medicinale apo FFP2 maska). Njē mbulim i thjeshtë i gojës dhe hundës nuk lejohet më. ➡Kontaktet duhet të vazhdojnë të jenë të reduktuara. Maksimalisht një person nga një amvisëri tjetër lejohet për takime. ➡Edhe në shërbesat fetare këtej e tutje duhet të mbahen maskat mbrojtëse të mjekësisë. /Telegrafi/