LAJMI I FUNDIT:

Masakër në Mat, vriten tre punëtorë të bashkisë dhe plagoset një tjetër

Masakër në Mat, vriten tre punëtorë të bashkisë dhe plagoset një tjetër

Një konflikt për motive të dobëta u shndërrua në një masakër në Mat.

Tre punonjës të Bashkisë u vranë, ndërsa një tjetër u plagos teksa u qëlluan me armë zjarri.

E gjithë ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00, në një lokal në fshatin Shëlli.


Nga të shtënat gjeti vdekjen e menjëhershme shtetasi Mentor Hoxha, ndërsa të plagosur mbetën shtetasit A.H, Erzen Alija dhe H. Buçi.

Pak orë pas ngjarjes bilanci tragjik u rëndua, duke shkuar në tre numri i të vdekurve. Erzen Alija ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa më vonë vdiq edhe Hamit Buçi.

Autori i ngjarjes u konfliktua në lokal me punonjësit e bashkisë.

Autori i ngjarjes është identifikuar si shtetasi Kujtim Koxha 51 vjeç, i cili u arrestua rreth një orë larg vendngjarjes, në një urë në Burgajet.

Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.

Sipas policisë, 51 vjeçari “pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal”.

Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.

Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qëlluar në drejtim të tyre në lokal.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje.

Grupi hetimor gjithashtu ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe po sekuestron çdo provë që lidhet me këtë ngjarje./Ora News/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori