Një vrasje e tmerrshme në masë ka rezultuar me vdekjen e një vajze 16 vjeçare, dy grave dhe një burri në një ekzekutim të dyshuar të gangsterëve në Argjentinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndërkohë një fëmijë 18-muajsh, i cili ishte qëlluar gjithashtu në masakër, ka mbijetuar pavarësisht se është plagosur rëndë.


cc1 4

Siç thuhet më tej, të armatosurit qëlluan një grua dhe djalin e saj foshnjë, motrën e saj që jetonte me ta dhe vëllain e saj, si dhe të dashurën e tij që jetonin aty pranë dhe po vizitonin shtëpinë e familjes në Buenos Aires.

Policia tha se të paktën 30 të shtëna ndodhën në drejtim të pesë anëtarëve të familjes. Ata besojnë se ishte një sulm hakmarrës i lidhur me trafikimin e drogës.

cc2 4

Viktimat u emëruan si Danila Evelyn Gimenez, 26 vjeçe, motra e saj Carla Gianella Cisneros, 16 vjeçe, vëllai i saj Nahuel Alejandro Cisneros, alias 'Francis', 20 vjeç dhe e dashura e tij, Daniela Eliana Figueroa, 22 vjeçe.

Djali 18-muajsh i vogël, emri i të cilit nuk është bërë i ditur u dërgua nga ambulanca në Spitalin Santamarina të qytetit Monte Grande për trajtim nga një lëndim nga armët dhe është jashtë rrezikut.

cc3 4

Fqinjët përshkruan ngjarjen duke thënë se dëgjuan të shtëna nga dy armë, bërtitje dhe thyerje, derisa dy bashkëpunëtorët prisnin në një makinë jashtë.

Të katër sulmuesit u arratisen me makinë pas masakrës, që ndodhi në Esteban Echeverria partido në Buenos Aires. /Telegrafi/