LAJMI I FUNDIT:

Masa e Qeverisë së Maqedonisë për “ngrirjen” e çmimeve të disa produkte vlen vetëm edhe 8 ditë

Masa e Qeverisë së Maqedonisë për “ngrirjen” e çmimeve të disa produkte vlen vetëm edhe 8 ditë
Foto: Ilustrim

Për më pak se dhjetë ditë, nuk do të vlejë më vendimi për ngrirjen e çmimeve të disa produkteve ushqimore bazë, shkruan Alsat.

Inspektorati Shtetëror i Tregut deri më tani ka kryer mbi 500 kontrolle te tregtarët, duke shqiptuar dy gjoba për mosrespektim të këtij vendimi.

Është i vogël numri i qytetarëve që kanë denoncuar se çmimet edhe përkundër ngrirjes janë rritur nga tregtarët, thotë drejtoresha e Inspektoratit të Tregut Aneta Simeska.


“Në këtë periudhë që i kontrollojmë çmimet me ditën e ngrirjes më 1 dhjetor, janë konstatuar dy shkelje për të cilat janë lëshuar urdhërpagesa. Rreth dhjetëra denoncime nga qytetarët nën dyshimin se nuk respektohet ngrirja e çmimeve në disa markete në Shkup, inspektorët shtetërore kanë vepruar sipas denoncimeve dhe është konstatuar se denoncimet janë të pabaza, gjegjësisht se nuk ka mos respektim të masës”, tha Aneta Simeska Dimoska, drejtore e Inspektoratit të Tregut.

Organizata e Konsumatorëve thotë se deri më tani askush nuk ka njoftuar për parregullsi. I bëjnë thirrje Qeverisë që të analizojë nëse masa duhet të vazhdojë.

“… Nisur nga çmimet në nivel botëror, autoritetet që tani duhet të mendojnë nëse kjo masë duhet të vazhdohet edhe pas 31 janarit apo të aplikohet ndonjë model i ri, pra në vend të ngrirjes së çmimeve, të ngrihen marzhat, për të shmangur ndonjë goditje eventuale të çmimeve”, u shprehen nga Organizata e Konsumatorëve.

Qeveria i ngriu çmimet e mishit, produkteve të qumështit, vajit, miellit, bukës dhe sheqerit më 1 dhjetor të vitit të kaluar, për shkak rritjes së çmimeve dhe paralajmërimit se është e mundur goditje nga çmimet. Deri më tani nuk ka qëndrim konkret nga Qeveria nëse kjo masë mund të vazhdojë./ Alsat.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori