Eddie Murphy dhe Paige Butcher janë martuar zyrtarisht.

I nominuari për 'Oscar', 63 vjeç, dhe modelja australiane, 44 vjeçe, u martuan gjashtë vite pas fejesës së tyre.


Ata kanë gjithashtu një vajzë 8-vjeçare, Izzy Oona, dhe një djalë 5-vjeçar, Max Charles.

Screenshot 13 18 Foto: People

Murphy dhe Butcher u martuan të martën, më 9 korrik në Anguilla në një ceremoni të vogël private para familjes dhe miqve të ngushtë.

Butcher kishte veshur një fustan korse të stolisur me dantella të dizenjuar nga Mira Zëillinger, ndërsa dhëndri një kostum të bardhë.

Kjo shënon martesën e dytë për Murphy dhe të parën për Butcher.

Screenshot 14 17 Foto: People

Lajmi për martesën e tyre vjen më pak se një muaj pasi Murphy dhe Butcher u shfaqën së bashku gjatë premierës së "Beverly Hills Cop: Axel F" në Los Angeles më 20 qershor.

Çifti në ndërkohë filluan të takoheshin në vitin 2012.

Screenshot 15 18 Martohet Eddie Murphy

Dyshja mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, Izzy, më 3 maj 2016.

Më pas, mirëpritën fëmijën e tyre të dytë, Max, më 30 nëntor 2018, dy muaj pas fejesës. /Telegrafi/

Screenshot 16 20 Martohet Eddie Murphy