Nga: Tom Brook / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com
Në prag të premierës së dramës së tij të re epike, të krimit uestern Killers of the Flower Moon, regjisori i madh amerikan, Martin Scorsese, rri ulur me mua në një suitë hoteli me pamje nga Central-Parku i Nju-Jorkut – duke vajtuar për gjendjen e filmave bashkëkohorë të Hollivudit. Në një intervistë të gjatë për programin Talking Movies të BBC-së, për valën aktuale të serive të suksesshme filmike, ai thotë: “Nuk janë për mua … teksa po plakem, përpiqem të kuptoj se ku dreqin do ta kaloj kohën time. Nuk mund ta kaloj me ata filma”.
Kjo ndjesi është në përputhje me intervistën, shpeshherë të cituar, që ai dha katër vjet më parë për Empire Magazine, në të cilën deklaroi se filmat e superheronjve të Marvel-it u ngjanin “parqeve tematike” dhe se “nuk ishin kinematografi”.
Sot, duke më folur për programin Talking Movies të BBC-së, me dëshpërim kujton të kaluarën kur studiot e mëdha ia dilnin me “punë serioze, madje edhe me komedi serioze. Ajo që po them është se paratë tashti shkojnë për seritë, për filmin aksion, dhe ato aty do të qëndrojnë”. Po ashtu, thotë se filmat e sotëm indi, ku forma e artit vazhdon të lulëzojë, nuk arrijnë te platformat ku e meritojnë të jenë: “I duam ata më të mëdhenjtë. Duam më shumë audiencë për t’i parë”, thotë ai.
Në fakt, Scorsese kurrë nuk ka qenë lojtar i madh në sistemin e studiove, por Killers of the Flower Moon është shembull i rrallë i “punës serioze” me buxhet të madh – diçka që sot është zhdukur. Është përshtatje epike, në tri orë e gjysmë, e librit të David Grannit, Killers of the Flower Moon: The Osage Murders and the Birth of the FBI – me protagonistët e Scorseseit si Robert De Niro dhe Leonardo DiCaprio. Flet për vrasjet e shumë anëtarëve të komunitetit indigjen në Oklahomën e viteve 1920, gjë që paraqet të ashtuquajturin “Mbretërim i Terrorit” ku më shumë se 60 amerikanë vendas u vranë nga ndërhyrësit e bardhë që përpiqeshin t’i shtrinin duart te nafta që shtrihej poshtë tokës Osejxh [Osage].
Është uesterni i parë i Scorseseit, por është gjithashtu një dramë krimi, vula e tij, dhe sigurisht që paraqet burrat maço dhe dhunën që prej kohësh kanë identifikuar veprat e tij. Filmat e tij të mëparshëm, duke u fokusuar ndër të tjerash te Gangsterët e Nju-Jorkut, ishin histori personazhesh me motive jo shumë të ndryshme nga ato të biznesmenëve të paskrupullt në Killers of the Flower Moon.
Siç shpjegon: “U rrita në një zonë të krimit në rrugë, të krimit të organizuar, me shumë njerëz që bënin gjëra të këqija. Kështu që, në këtë histori mund të tërhiqesh nga grabitja e dyqanit të dikujt e ta çosh në pikën e torturimit të një kombi, të një kombi autokton”.
Këto ditë, shumë filma të suksesshëm të Hollivudit, veçanërisht filmat me vazhdime, nuk arrijnë të ofrojnë ndonjë tregim të veçantë. Edhe pse Scorsese ka qenë ndonjëherë regjisor që merret “me qira”, zakonisht ka bërë filma sipas kushteve të veta, filma që pasqyrojnë talentin e tij. E vlerëson kinemanë në të cilën mbizotëron vizioni artistik i kineastit.
Duket se ia doli me Killers of the Flower Moon. Thuhet se është financuar në vlerën e rreth 200 milionë dollarëve, nga Apple Original Films, por regjisori pohon se ka mbetur pak a shumë si i vetëm. “Mund të thuash, ‘Epo, kjo është për shkak se ti je ai që je, por po, unë jam 80 vjeç tani’. Kështu që ia dola ta bëj një film ku askush nuk më rrinte mbi supe … nëse po, ishin shumë të qetë”, thotë ai.
Scorsese zë një vend të rrallë në kinemanë amerikane – si regjisor që bën filma epikë në mënyrën e vet. Kohët e fundit, Christopher Nolan me Oppenheimer dhe Greta Gerwig me Barbie, triumfuan me filma me buxhet të madh, të cilët – si ai i Scorseseit – mbanin vulën personale të regjisurës. Por, paraqesin një përjashtim.
Tetëdhjetëvjeçari Scorsese e di se ai dhe kineastët e tjerë po përballen me një peizazh të ndryshuar, ku vizitat në kinema nuk janë kthyer në nivelet që ishin para koronavirusit. Edhe kur bëhet fjalë për shfaqjen e filmave të tij në ShBA, ai duhet të përballet me publikun që është më shumë se kurrë i ndarë dhe i polarizuar në aspektin politik. Gjithashtu, në një epokë ku ka vërejtje më të mëdha se kush paraqitet në ekran dhe si, Scorsese duhej të kishte kujdes të shtuar për të rrëfyer një histori – si ajo e vrasjeve në Osejxh. Ishte i vendosur që Killers of the Flower Moon t’ua jepte peshën e duhur personazheve indigjene – dhe, në fakt, epika e tij nuk u përket burrave të bardhë të luajtur nga Robert De Niro dhe Leonardo DiCaprio, por një gruaje vendase amerikane të portretizuar nga Lily Gladstone.
Performanca e Gladstoneit është një nga pikat kryesore të debateve për këtë film. Scorsese e ka parë atë në filmin dramatik të Kelly Reichardit të vitit 2016, Certain Woman. “E pashë atë fytyrë dhe pashë se çfarë ndodhte me sytë e saj dhe thashë ‘Kjo është ajo; është interesante’”, kujton për ndikimin që pati tek ai. Në garën në zhvillim për çmimet Oscar, Gladstone po bën fushatë për t’u bërë interpretuesja e parë indigjene që do të nominohet për çmimin për Aktoren më të Mirë.
Edhe pse Scorsese ka reputacion të jashtëzakonshëm, nuk ka asnjë garanci që Killers of the Flower Moon do të ketë sukses material. Në kulmin e viteve 1970 të regjisorit, filmat si The Godfather ishin në gjendje të bashkonin audiencën anembanë globit. Scorsese dyshon nëse kinemaja ka ende të njëjtën fuqi për ta bërë audiencën bashkë.
“Nuk jam i sigurt, shpresoj se mundet”, thotë ai. “Mund ta kem gabim për këtë, por problemi është se [peizazhi i filmit] është i fragmentuar. Filmat bëhen për një grup të caktuar … keni filma për grupe të ndryshme të gjinive të ndryshme, të seksualitete të ndryshme etj. Duhet të jenë filma, të gjithë ata”.
Me filmat që nuk kanë fat të sigurt për shikueshmëri, Scorsese ka investuar më shumë se kurrë në ruajtjen e historisë së celuloidit dhe rikthimit të tij. Në vitin 1990, ndihmoi në krijimin e The Film Foundation, si organizatë e dedikuar për ruajtjen e shiritit filmik; që nga themelimi është përfshirë në restaurimin e më shumë se një mijë veprave. Ndër triumfet e tij të fundit është restaurimi, në Arkivin Kombëtar të BFI-së, i filmit Pressure – filmit të parë artistik me përvoja të të zinjve të Britanisë, që u publikua më 1976 me regji nga Sir Horace Ove që vdiq muajin e kaluar. Premiera botërore e filmit të restauruar do të jepet në Festivalin e Filmit në Londër dhe në Nju-Jork më 11 tetor.
Duke krahasuar filmat e vjetër me librat e lashtë, Scorsese beson se duhet të ruhen. “Pamja që na jep … [] përfaqësimi i asaj se kush jemi apo kush ishim, si kemi ndryshuar, gjërat e mira, gjërat e turpshme – këto nuk mund të fshihen nën qilim”.
Scorsese mbush 81 vjet në nëntor dhe ka filma që ai ende do të dëshironte t’i bënte. Duke u përcaktuar se ku do t’i përqendrojë energjitë e veta, kujton këshillën e regjisorit legjendar iranian Abbas Kiarostami: “Më shikoi dhe më tha: ‘Mos bëj asgjë që nuk dëshiron të bësh. Thjesht mos e bëj’. Dhe, e di se çfarë donte të thoshte”.
Në fakt, filmin e ditëve të sotme, regjisori veteran e shikon në aspektin pragmatik. “Varet nga ajo që ka në kornizë, ku ta vendosni atë aparat fotografik dhe ku ta kaloni kohën që ju ka mbetur duke e treguar një histori. A vlen për ju”?
Shumica e vlerësimeve për Killers of the Flowers Moon, kanë gjykuar se është histori që ia vlente të tregohej. Kritiku Pete Hammond, nga Deadline, shkoi aq larg sa e quajti “arritje të rëndësishme të filmit” dhe ky është verdikti me të cilin shumë do të pajtoheshin – dhurata e fundit në karrierën e tij si një prej kineastëve më të shquar amerikanë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR
Para 70 vitesh u incizua kënga “Kur gjethet bien në vjeshtë”: Me këngëtarin Rudolf Stambolla, të parin e muzikës moderne shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje