Olympique de Marseille ka konfirmuar marrëveshjen në parim nga klubin Angers për transferimin e mesfushorit maroken, Azzedine Ounahi.
Ounahi ishte njëri nga lojtarët kryesor të Marokut në Kupën e Botës “Katar 2022”, ku përfunduan në pozitën e katërt.
Megjithatë, ishte klubi francez, Marseille, i cili arriti t’i fitojë shërbimet e tij duke arritur një marrëveshje me Angers.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja mes dy klubeve franceze për Ounahi u arriti në shifrën e tetë milionë euro plus dy milionë bonuse.
Marrëveshjen e ka konfirmuar edhe Marseille me anë të një komunikate zyrtare.
Olympique de Marseille announces an agreement in principle with @AngersSCO, for the permanent transfer of @AzzedineOunahi to the club. pic.twitter.com/idAq9thvFD
— Olympique de Marseille 🇬🇧 🇺🇸 (@OM_English) January 28, 2023
“Olympique de Marseille shpall një marrëveshje në parim me Angers për transferimin e përhershëm të Azzedine Ounahi në klub”, thuhet në njoftim.
Ounahi është nisur drejt Marseille ku do t’i kryej testet mjekësore në mëngjesin e së dielës, para së të nënshkruaj një kontratë të vlefshme deri më 2027. /Telegrafi/