LAJMI I FUNDIT:

Marrja e vaksinës antiCOVID-19 nuk e prish agjërimin gjatë Ramazanit, hoxhë Avdiu jep shpjegimin

Marrja e vaksinës antiCOVID-19 nuk e prish agjërimin gjatë Ramazanit, hoxhë Avdiu jep shpjegimin

Imami i Xhamisë së Tavnikut në Mitrovicë, Hoxhë Ekrem Avdiu gjatë intervistës për Telegrafin ka thënë se qytetarët të cilët kanë për t’i marr vaksinat antiCOVID-19 gjatë muajit të Ramazanit, nuk e prishin agjërimin e tyre.

Hoxha Avdiu e sqaroi këtë situatë duke thënë se feja islame ka dhënë përgjigje për çdo gjë që injektohet në trupin e njeriut, nëse e prish apo jo agjërimin.

Hoxhë Ekrem Avdiu flet për Ramazanin në kohë pandemie - tregon për të mirat e agjërimit, dhe shumë detaje të tjera
Lexo po ashtu Hoxhë Ekrem Avdiu flet për Ramazanin në kohë pandemie - tregon për të mirat e agjërimit, dhe shumë detaje të tjera

Ai tha se injeksionet që nuk janë ushqyese dhe të cilat nuk jepen drejtpërdrejt në vena, nuk e prishin agjërimin.


“Nuk ka kurrfarë problemi puna e vaksinës. Islami ka dhënë përgjigje për çdo gjë që injektohet në trupin e njeriut a e prish apo jo agjërimin. Gjatë gjithë kohës i kemi trajtuar injeksionet dhe vaksina është e njëjta gjë. Injeksionet që nuk janë ushqyese dhe që nuk jepen drejtpërdrejt në vena nuk e prishin agjërimin, kësisoj dhe vaksina e ka përgjigjen e gatshme. Ata besimtarë të cilët e marrin vaksinën gjatë agjërimit nuk e prishin agjërimin e tyre. Ata le të kujdesen për shëndetin e tyre në forma të ndryshme”, sqaroi hoxhë Avdiu.

Ndërkaq, pjesën e sqarimit të hoxhë Avdiut gjatë intervistës për vaksinat antiCOVID-19 mund ta shikoni në minutën 09:53. /Telegrafi.

/Telegrafi/

Hoxhë Ekrem Avdiu
Hoxhë Ekrem Avdiu

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori