Marrja e drejtë e antibiotikëve: Vetëm kështu do t’i shmangni pasojat!

Edhe pse i ndihmojnë organizmit që të luftojë me bakteret, marrjen e antibiotikëve shpesh e përcjellin edhe efektet e padëshirueshme, sepse ato shkatërrojnë bakteret e mira në zorrë.
Gjatë ditëve të akullta të cilat kanë ardhur, arrijnë edhe ftohjet, viruset dhe barten lehtë, sepse kryesisht qëndrojmë në lokale të mbyllura, ndërkaq bakteret mund t’i gjejmë gjithandej – në transportin publik, zyrë, kolektive të fëmijëve, etj., transmeton Telegrafi.
Pikërisht muajt e dimrit janë “sezon” i infeksioneve bakteriale dhe antibiotikëve të cilët patjetër shkojnë bashkë, ndonjëra madje edhe 15 ditë.
Edhe pse përdorimi i tyre atëherë është i domosdoshëm, antibiotikët shpesh mund të çojnë edhe deri në efekte të padëshiruara.
Te marrja e antibiotikëve më me rëndësi janë dy gjëra:
1. Antibiotikët kurrë mos i merrni krye në vete.
2. Me antibiotikë patjetër merrni edhe probiotikë. Rregulla e parë është e qartë, antibiotikët në shërim mund t’i përfshini vetëm kur jua përshkruan mjeku.
Mirëpo, kur është fjala për probiotikët, është e domosdoshme që të filloni përdorimin e tyre në të njëjtën kohë kur i përdorni edhe antibiotikët, mirëpo së paku një javë pas ndërprerjes së terapisë për shkak të veprimit të zgjatur të antibiotikëve.
Mjekët rekomandojnë që midis marrjes së antibiotikëve dhe probiotikëve të bëhet një distancë së paku dy orë, sepse në të kundërtën antibiotiku do të shkatërrojë edhe bakteret e mira probiotike.
Edhe një lajm i mirë është që marrja e probiotikëve, përkatësisht e baktereve të mira si rezultat mund të ketë humbjen e kilogramëve.
Ato gjithashtu rregullojnë shëndetin e traktit të urinimit dhe pengojnë shfaqjen e infeksioneve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit