Me siguri po përpiqeni t’i kujtoni përvojat tuaja të hidhura me marrëveshjet që keni pasur?
Supozojmë se keni pasur të paktën një të tillë me ç’rast keni arritur marrëveshje për ta bërë një shitblerje dhe pala tjetër nuk është treguar korrekte në kryerjen e obligimit. E tëra për shkak të besimit në fjalën e dhënë dhe evitimit të rrugës formale! Për të mos pasur përvoja të tilla, “Marrëveshjen Qite n’letër” dhe institucionet përkatëse janë aty që të ofrojnë zgjidhje.
Në fakt, një debat i pafund vazhdon të jetë aktual rreth çështjes së marrëveshjeve gojore dhe atyre me shkrim. Ka shumë arsye pse njerëzit zgjedhin një formë të marrëveshjes nga një tjetër, por zakonisht zgjedhja e tyre bazohet në BESIM dhe në mënyrën e të bërit biznes.
Tradicionalisht, marrëveshjet biznesore në Kosovë kanë qenë të bazuara në të ashtuquajturin “institucion të besës” ku biznesi përfundon mbi bazën e FJALËS së dhënë! Argumenti, le ta quajmë kushtimisht “tradicional” që shpesh përdoret në favor të të bërit biznes, përmes fjalës së dhënë, mbështetet në faktin se pala tjetër është një mik/person i besueshëm apo thjeshtë: “njeri i mirë”.
Po ashtu, shpesh hasim në qëndrimin se “pala nuk i beson sistemit gjyqësor në Kosovë” dhe thjeshtë formalizmi i çështjes përkatëse (në këtë rast marrëveshjes) i duket si humbje kohe dhe gjë e mundimshme. Mirëpo, duke qenë pjesë e zhvillimeve globale ku bizneset janë të stërngarkuara me transaksione, marrëveshjet gojore kanë dëshmuar të jenë të pamjaftueshme dhe problematike, njëkohësisht.
Thjeshtë, mjafton një keqkuptim apo jo-korrektësi (të marrëveshjes gojore) për të shkaktuar probleme zinxhirore të mëdha financiare, prandaj kontratat formale në formën e shkruar në kuptimin praktik dhe funksional mbeten të domosdoshme. Për dallim nga marrëveshjet e bazuara në fjalë, kontratat me shkrim ua përkujtojnë palëve detyrimet dhe afatet kohore, e në rast të mosmarrëveshjeve ato shërbejnë si provë ligjore.
Bazuar në problemet e shpeshta nga praktika e përditshme, përpilimi dhe nënshkrimi i një kontrate asnjëherë nuk bën të konsiderohet si humbje kohe, dhe në rast se palët nuk dëshirojnë të varen nga procedurat e gjykatave atëherë ato mund t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre pa pasur nevoj që t’i drejtohen gjykatës – duke shfrytëzuar praktikat e arbitrazhit dhe ato të ndërmjetësimit. Megjithatë, në mënyrë që të përdoren këto shërbime, në kontratën e shkruar duhet të ekzistoj një klauzolë në bazë të cilës mund të përdoren mekanizmat e zgjidhjeve e alternative të mosmarrëveshjeve, siç janë: arbitrazhi dhe ndërmjetësimi.
Vetëm kontratat e përpiluara në mënyrë të qartë si pasojë e negocimit të mirë konsiderohen si të kompletuara dhe ofrojnë mbrojtjen adekuate për bizneset. Bizneset përdorin, përkatësisht do të duhej të përdorin, kontrata të shkruara në mënyrë që të bëjnë ndarjen e rrezikut, të qartësojnë pritjet, të përkujtojnë obligimet e secilës palë dhe rrjedhimisht, të përcaktojnë institucionet përkatëse në rast të mosëmarrëveshjes eventuale.
Një fakt tjetër mjaft interesant është se marrëveshjet me shkrim apo kontratat kanë efekt të menjëhershëm psikologjik: marrëveshjet me shkrim i bëjnë palët që t’i marrin përsipër obligimet e tyre seriozisht. Ka raste kur njëra palë heziton të nënshkruaj një kontratë, mirëpo, ky hezitim mund të shërbej si matës i mirë i seriozitetit të kësaj pale dhe t’ju ndihmoj Juve që të vendosni nëse me të vërtetë dëshironi të bashkëpunoni me një bashkëpunëtor të tillë, duke mos përjashtuar as rastet kur ai/ajo mund të jetë mik/mike e juaj/a.
Marrëveshjet e shkruara apo kontratat përmbajnë kushtet për të cilat palët pajtohen dhe shërbejnë si mjete për të parandaluar ndonjë konflikt potencial afarist. Të marrim si shembull rastin në vijim: Dakordimi për të furnizuar me një ton ‘molla të mëdha’ apo ‘molla të kualitetit të lartë’. Pra, të çfarë madhësie duhet të jenë këto molla? Çfarë është nënkuptuar me fjalën kualitet, a është fjala për: shijen, ngjyrën apo çfarë?
Le të marrim një shembull tjetër ku të dyja palët të cilat kanë arritur marrëveshje përmes fjalës së dhënë / premtimit dhe pajtohen që të bëjnë furnizimin me mall brenda një jave, me ç’rast njëra palë e ka nënkuptuar termin ‘një javë’ si shtatë (7) ditë (përfshirë vikendin) ndërsa pala tjetër e ka nënkuptuar të njëjtin termin si pesë (5) ditë pune (e hënë – e premte). Kush ka të drejtë në këtë rast? Kush duhet të mbajë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara?
Siç mund të shihni, kur palët dështojnë të përkujtojnë kushtet e një transaksioni dhe kuptojnë obligimet e tyre në mënyrë të ndryshme nga njëra – tjetra, kontestet kanë më shumë gjasa të ndodhin.
Marrëveshjet me shkrim apo kontratat përcaktojnë obligimet e palëve dhe në rast të mospërmbushjes së këtyre obligimeve, ato ofrojnë dëshmi ligjore. Arritja dhe formalizmi i një marrëveshjeje është jashtëzakonisht e dobishme dhe e nevojshme dhe njëkohësisht, shërben si provë për të argumentuar dhe mbrojtur në rast të ndonjë kontesti. Është me rëndësi që të mbahet mend se gjyqtarët janë ekspertë në fushën e drejtësisë dhe janë kompetentë që t’i trajtojnë/zgjidhin këto lloj problemesh dhe jo për çështje të tjera. Për këtë arsye, gjyqtarëve duhet t’ju prezantohen fakte të bollshme ligjore për të vendosur në një rast të konfliktit kontraktues, në mënyrë që ata të kuptojnë më lehtë mosmarrëveshjen dhe të marrin vendime sa më efikase dhe të drejta.
Siç është cekur më lartë, palët të cilat nuk dëshirojnë të varen nga procedurat e gjykatave, mund të zgjedhin mekanizmat alternative. Mekanizmat për zgjidhje alternative të konflikteve (ZAK), ku përfshihen arbitrazhi dhe ndërmjetësimi ofrojnë mënyra më të shpejta dhe më efikase për zgjidhjen e konflikteve në krahasim me procedurat gjyqësore.
Arbitrazhi dhe ndërmjetësimi mundësojnë zgjidhjen e konflikteve pa iu drejtuar gjykatës. ZAK-u nuk është zëvendësim për sistemin e stërngarguar gjyqësor, ai vetëm e plotëson atë. Arbitrazhi është i ngjashëm me procesin gjyqësor – arbitrat njëjtë si gjyqtarët, nxjerrin vendime të detyrueshme, përveç se arbitrazhi është më i shpejtë dhe më i lirë se procesi gjyqësor. Në anën tjetër, ndërmjetësimi është një proces më pak formal ku palët në konflikt zgjedhin një apo më shumë persona të paanshëm (ndërmjetësues) që t’ju ndihmojnë atyre në gjetjen e një zgjidhje të kënaqshme për të gjitha palët. Ndërmjetësimi bazohet në interes të përbashkët, ndërsa arbitrazhi në meritat e rastit. Kjo formë përfshinë personin e tretë për të gjetur një pikë të përbashkët në mënyrë që të vazhdohet më tutje me marrëveshjen, e jo për të identifikuar shkeljet. Për dallim nga proceset gjyqësore dhe arbitrazhi, përmes ndërmjetësimit palët e kontrollojnë procesin dhe ndërmjetësuesi rrjedhimisht nuk imponon dhe nuk nxjerr asnjë vendim. Në raste kur ka mosmarrëveshje, palët zakonisht e kanë të vështirë që të pajtohen rreth përdorimit të mekanizmave të lartcekur, dhe nëse në marrëveshjen me shkrim nuk ka ndonjë klauzolë që i’u mundëson palëve të përdorin ZAK-un atëherë ato nuk mund të obligojnë njëra – tjetrën që t’i përdorin këto alternativa. Për këtë arsye, në mënyrë që të shfrytëzohen këto alternativa është e nevojshme që në marrëveshjen me shkrim të futet një klauzolë për ndërmjetësim dhe/apo arbitrazh.
Në Kosovë, marrëdhëniet kontraktuale rregullohen me ligjin (nr. 04/L-077) mbi marrëdhëniet e detyrimeve i cili ka hyrë në fuqi në dhjetor të vitit 2012. Ligji është mjaft modern dhe i përshtatur me aktet kosovare dhe ndërkombëtare për marrëdhëniet kontraktuale.
Duke e marrë parasysh ekzistimin e ligjit përkatës, sistemit gjyqësor dhe zgjidhjes alternative të konflikteve, nuk ka ndonjë arsye të bëheni subjekt i çfarëdo mosmarrëveshjeje që mund të lindë nga marrëveshjet gojore – të cilat harrohen shpejt apo ndryshojnë për shkak të interesave personale.
Përveç kësaj, ekzistojnë format standarde të kontratave, të cilat janë të përpiluara në mënyrë profesionale dhe mund të përdoren si model për marrëveshjet afariste, andaj, mos humb në asnjë mënyrë, por Marrëveshjen Qite n’Letër!
Format standarde të kontratave mund t’i gjeni në: www.kontrata.info apo në: www.kontrata.net
Ky artikull është përgatitur nga Programi i USAID për përmbarim dhe legjislacion komercial (CLE). Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial (CLE), i lansuar në maj 2013, është program trevjeçar, me qëllim të përforcimit të sistemit gjyqësor të Kosovës në fushën e të drejtës kontraktuese, përmbarimit të aktgjykimeve, dhe ndërmjetësimit si alternativë për zgjidhjen e kontesteve. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e Programit të USAID për përmbarim dhe legjislacion komercial (CLE), ndërsa pikëpamjet e autorit nuk pasqyrojnë medoemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze