Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me dokumentet, ka nxitur reagime si në Kosovë ashtu edhe në fqiun verior, Serbinë.
Së fundmi një përplasje verbale ka ndodhur në Twitter në mes ish-ministres së MPJ-së, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ish- drejtorit të së ashtuquajturës zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili tash është ambasador i këtij shteti në ShBA.
Ishte Haradinaj-Stublla e cila përmes një postimi i reagoj Gjuriqit lidhur me marrëveshjen Kosovë-Serbi për dokumentet, pasi që ky i fundit në një postim të bërë më 27 gusht pas arritjes së marrëveshjes kishte shkruar se vendimet e njëanshme të Kurtit sollën krizë.
“Të mos harrojmë se masat e njëanshme të Qeverisë së Kurtit sollën në radhë të parë krizën aktuale dhe se refuzimi i tyre për të mbështetur marrëveshjet e Brukselit dhe Uashingtonit mbetet një sfidë akute për stabilitetin rajonal”, kishte shkruar Gjuriq, transmeton Telegrafi.
E pas kësaj deklarate ka ardhur reagimi i Haradinaj-Stubllës, e cila ka thënë se Serbia nuk ka zbatuar asnjë nga 16 pikat që përfshihen në marrëveshjen e Uashingtonit.
“Imagjinoni të jeni ambasador i Serbisë në SHBA dhe t’i referoheni argumenteve politike kundër Kosovës përmes Marrëveshjes së Uashingtonit, ku Serbia zbatoi 0 nga 16 pikat, duke përfshirë edhe zotimin për të zhvendosur ambasadën e saj nga TelAvivi në Jerusalem deri më 1 korrik 2021. Kjo është e gjitha për besueshmërinë kombëtare”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Ndaj kësaj ka reaguar Marko Gjuriq, i cili me ironi i tha se i pëlqen postimi i Melizës.
“Më pëlqen postimi juaj, Meliza. Shpresoj të jesh duke ja kaluar mirë. Para së gjithash, Kurti vazhdimisht po thotë se të gjithë ju nga qeveritë e kaluara keni qenë të korruptuar dhe kriminelë dhe, rrjedhimisht, Kosova nuk e njeh as Brukselin dhe as Marrëveshjen e Uashingtonit”, ka shkruar Gjuriqi.
Ambasadori i Serbisë në SHBA, nuk ndalon me kaq, ai vazhdoi ironinë e tij duke thënë se nuk beson që Haradinaj-Stublla ka qenë e korruptuar, dhe se Kurti nuk i ka pasur deklaratat për të.
“Megjithëse nuk besoj se ai ka të drejtë në rastin tuaj, ai ndoshta e ka me disa njerëz të tjerë. Pra, ai që ju e quani kryeministër tuaj po mburret hapur para gjithë botës për dështimin në përputhje me marrëveshjen e SHBA-ve të ndërmjetësuar nga BE-ja”, ka shkruar Gjuriq.
Haradinaj-Stublla i është kundërpërgjigjur Gjuriqit, kësaj here me ironi ka thënë se i vjen mirë që ndjehet e vlefshme për Serbinë edhe si ish-ministre, shkruan Telegrafi.
“Më vejn mirë që edhe si “ish” jam ende “e vlefshme” për diplomacinë e Serbisë, duke i kushtuar 3 orë kohë kërkimit dhe koleksionit të fotografive për atë që mund të ketë një përgjigje të thjeshtë. Për më tepër, përgjigja është kontadiktore. A nuk u ndërmjetësua nga BE-ja marrëveshja e fundit e ID-ve që ju e vlerësuat si “Liria e Lëvizjes”?”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Përplasja mes tyre nuk përfundon me kaq. Gjuriq i ka kthyer sërish një përgjigje ish-ministres Haradinaj-Stublla.
“Fatkeqësisht, ne kemi parë dhe ende shohim se si liria e lëvizjes dhe liri të ndryshme të tjera po lulëzojnë kudo”, shkruan Gjuriq, derisa në postimin e tij bashkëngjit edhe dy fotografi nga veriu i Kosovës ku shihen pjesëtarët e Policisë së Kosovës duke patrulluar.
Sërish një përgjigje ka pasuar nga Haradinaj-Stublla e cila ka thënë se ne mbrojmë territorin dhe sovranitetin tonë.
“Ne mbrojmë kufijtë, territorin dhe sovranitetin tonë të njohur ndërkombëtarisht. Nuk e sqaruat: a është ndërmjetësuar në Bruksel marrëveshja e fundit e ID-së, zbatimi i së cilës ju e vlerësuat në tweet-in tuaj? Pra, a po respekton kryeministri jonë marrëveshjet e mëparshme apo JO?! Në pritje…”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Kosova dhe Serbia më 27 gusht kanë arritur marrëveshje për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e dy shteteve.
Kjo marrëveshje nënkupton se qytetarët e Serbisë dhe ata të Kosovës, do të mund të kalojnë kufirin me kartat e tyre të identitetit, pa pasur nevojë që të pajisen me një letër shtesë të hyrje-daljes.
Këtë praktikë Serbia e kishte aplikuar qe 11 vjet, ndërkaq Kosova lëshoi dokumente të tilla për disa orë gjatë 1 gushtit.
Ndërkaq, më 1 shtator pritet të hyjë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat e makinave. Ky vendim konsiston në riregjistrimin e makinave që përdorin targa të lëshuara nga Serbia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit