LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja Neymar-PSG: Klubi dëshiron që ai të largohet dhe lojtari është dakord

Marrëveshja Neymar-PSG: Klubi dëshiron që ai të largohet dhe lojtari është dakord

Shumë gjëra janë shkruar dhe thënë për largimin e mundshëm të Neymarit nga Paris Saint-Germain. Verë pas vere, që nga ardhja e tij nga Barcelona në vitin 2017, ai është lidhur me një largim.

Tani, pothuajse për herë të parë, vullneti i PSG-së dhe brazilianit është i njëjtë. Klubi është gati të fillojë punën për largimin e tij.

Neymar, sipas asaj që raporton UOL, ka informata të dorës së parë për qëllimet e klubit francez. Problemi, tani, është gjetja e një pike marrëveshjeje që kënaq të dyja palët. Vlen të kujtojmë se ish- lojtari i Barcelonës dhe Santos ka rinovuar sezonin e kaluar deri në vitin 2027.


Trajneri i Newcastles flet rreth mundësisë së transferimit të Neymarit
Lexo po ashtu Trajneri i Newcastles flet rreth mundësisë së transferimit të Neymarit

Paga e tij – rreth 50 milionë euro në sezon – është një pengesë e madhe. Megjithatë, PSG, me Nasser Al Khelaifi në krye, janë të gatshëm të zvogëlojnë në mënyrë drastike shumën e një transferimi të mundshëm në mënyrë që të ‘heqin qafe’ Neymarin.

Neymar gjithashtu do të ishte i gatshëm të ulë pagën e tij. Braziliani 31-vjeçar ka ende të interesuar në Angli. Së fundmi ai ka qenë i lidhur me Chelsean, Neëcastle dhe Manchester United.

E vërteta është se performanca e Neymar, e rënduar nga lëndimet në momentet vendimtare të çdo sezoni, ka qenë shumë më e ulët se pritjet. Megjithatë, shifrat e tij janë të mira: ai ka shënuar 118 gola dhe ka dhënë 77 asistime në 173 ndeshje.

Sigurisht që ekziston një ekip atje ku Neymar mund të jetë një sukses me disa vite të karrierës së tij ende përpara, por pozicioni i tij në PSG duket i paqëndrueshëm me marrëdhëniet me bazën e tifozëve në një nivel më të ulët të të gjitha kohërave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori