Telekomi i Kosovës ka arritur marrëveshje me Administratën Tatimore të Kosovës për formën e shlyerjes së borxhit, me çka është zhbllokuar edhe llogaria bankare e Telekomit duke evituar kështu mundësinë që punëtorët e kësaj kompanie të mos mbesin pa pagat e muajit tetor.
Telekomi i Kosovës i ka borxh Administratës Tatimore të Kosovës më shumë se 2.8 milionë euro, çka e kishte shtyrë ATK-në që t’ia bllokonte të gjitha llogaritë bankare Telekomit. Por, ndërkohë është arritur një marrëveshje që ky borxh të paguhet përmes kësteve gjatë 11 muajve të ardhshëm.
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, tha se kjo marrëveshje nuk paraqet ndonjë barrë për Telekomin dhe është e përballueshme. Sipas tij, ajo mundëson që me kohë, Telekomi t’u përgjigjet obligimeve të marrëveshjes.
Istrefi thotë se dy muaj para bllokimit të xhirollogarisë, Telekomi i Kosovës ka kërkuar në mënyrë zyrtare nga ATK-ja që të ketë mirëkuptim.
“Kemi kërkuar që të na krijohet një mundësi dhe të mos rrezikohet me rënien e të gjitha shërbimeve të Telekomit të Kosovës ku në të njëjtën kohë do të rrezikoheshin edhe interesat e sigurisë qytetare. Nuk e di pse ka marrë vendim të shpejtë (ATK-ja) për të ardhur deri të bllokimi i xhirollogarive, duke pas parasysh se ne kemi pasur një sqarim të arsyeshëm, pse po marrim një veprim të tillë. Vlera e borxhit arrin mbi 2.8 milionë euro”, tha Istrefi.
Edhe zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës, pohojnë se marrëveshja është riprogramuar.
Valentina Bytyqi-Sefa, zëdhënëse në këtë institucion, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, tha se “ATK ka riprogramuar marrëveshjen me kompaninë e Telekomit, përmes se cilës, kryerja e obligimeve do të realizohet me këste mujore”, tha Bytyqi-Sefa.
Përveç këtij borxhi, Telekomi i Kosovës ka edhe një obligim tjetër financiar në vlerë prej rreth 26 milionë euro ndaj Dardanfon-it, në kuadër të së cilit është edhe shërbimi telefonik i njohur me emrin Z-Mobile.
Ky borxh që Telekomi i Kosovës i ka kompanisë “Z-Mobile”, ka të bëjë me mospërmbushjen e kontratës nga ana e Telekomit për dhënien e 100 mijë numrave të telefonit dhe shërbimeve të internetit 3G dhe 4G.
Për këtë arsye, Telekomi ka shkëputur kontratën me kompaninë Z-Mobile, të cilën e kishte vlerësuar si shumë të dëmshme. Kjo kontratë ishte nënshkruar para 10 vjetësh.
Zyrtarë të Telekomit edhe më këtë kompani kanë bërë përpjekje që obligimet financiare t’i paguajnë përmes kësteve mujore, por kompania private Dardafon, nuk ka pranuar këtë kërkesë, kështu që lënda është në gjykatë, thotë Istrefi
“Ata (Dardafon) nuk janë pajtuar me formën e pagesave për të cilën ne jemi zotuar se mund të qëndrojmë karshi këtyre obligimeve. Ata kanë marrë vendim që lëndën ta dërgojnë tek përmbaruesi. Tani lënda është në gjykatë”, tha Istrefi.
Telekomi i Kosovës kishte kaluar në krizë të thellë financiare për një kohë për shkak të borxheve të shumta të akumuluara.
Ekspertët e çështjeve ekonomike thonë se në këtë gjendje, Telekomi ka ardhur për shkak të menaxhimit jo të mirë, korrupsionit dhe punësimit të njerëzve joprofesionistë.
Naim Gashi, ekspert për çështje ekonomike, tha se në këtë kompani kanë ndodhur afera e skandale të mëdha korruptive që nga përfundimi i luftës dhe për këtë arsye, shton ai, nevojitet hetim i pavarur dhe professional në mënyrë që të gjenden përgjegjësit për këtë gjendje.
“Në dy vitet e fundit Qeveria e Kosovës vendosi edhe gozhdën e fundit në arkivolin e Telekomit të Kosovës duke dërguar edhe 500 veta, si të punësuar, pjesa dërmuese e të cilëve janë të afërm me zyrtarët publik. Dhe, në këtë mënyrë, në vend që Telekomi të investojë në kapacitete për t’u përballur me konkurrencën, ai komplet shpenzimet i dërgoi në paga dhe mëditje të punësimeve, pa asnjë kriter. Aktualisht Telekomi ka ardhur në një situatë kur nuk mund të paguajë as tatimet shtetërore. Ky nuk është problem i ATK-së, por është problem i menaxhmenteve korruptive në Telekomin e Kosovës”, tha Gashi.
Pas shkëputjes së kontratës me Z-Mobile dhe pagesës së borxheve të shumta, Telekomin e Kosovës e pret edhe një fazë tjetër, ajo e privatizimit.
Telekomi i Kosovës është kompani publike e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile Vala. Operatori Vala ka mbi 1.2 milion konsumatorë në nivel vendi dhe dikur njihej si një nga ndërmarrjet më fitimprurëse në vend. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje