Shqiptarët dhe maqedonasit ende i kanë marrëdhëniet e brishta mes vete dhe për këtë gjë fajtor më i madh janë politikanët të cilët e nxehin gjakun e të dy palëve, sidomos gjatë fushatës politike. Kjo është konkluza e rrjetit “E kaluar e ndarë, ardhmëri e përbashkët” bazuar në disa ankesa të realizuara në fokus grupe. Sipas kësaj analize, Marrëveshja e Ohrit pas vitit 2001nuk e ka dhënë rezultatin e paqes, dhe kjo duket me polarizimin e vazhdueshëm gjatë viteve.
Sasho Dodovki, moderator
“Një numër i madh i qytetarëve të anketuar problemin e shohin tek institucionet dhe politika. Tek liderët politik dhe retorika e tyre parazgjedhore, dhe në joprofesionalizmin e institucioneve. Por duhet theksuar se flasin edhe për sundimin e së drejtës që thonë se duhet të vlejë në mënyrë të barabartë për të gjithë. Kur vjen koha e fushatave, mënyra më e lehtë që të mobilizioni votues është nëpërmjet retorikës nacionaliste pasi njerëzi më së lehti bien në këtë. Por pas zgjedhjeve duket se kjo retorikë ngadalë shuhet shkaku i koalicioneve”
Dodovski thotë se gjatë gjithë viteve kur ka patur krizë politike, shoqëria ka qenë edhe më e brishtë dhe më e ndarë etnikisht dhe se Marrëveshja e Ohrit nuk e ka arritur qëllimin e saj. E dallon vetëm procesin e Revolucionit të Larmë kur bashkësi të ndryshme etnike kanë protestuar së bashku kundër pushtetit të atëhershëm.
Sipas Toshe Zafirovskit nga Instituti Progres,politikanët duhet ta ruajnë gjuhën dhe të ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike por apeloi edhe deri tek mediumet që të mos transmetojnë lajme me natyrë ndarëse dhe urrejtjeje.
Toshe Zafirovski, Instituti Progres
“Ka shumë mënyra dhe hapësirë për të përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike. Mendoj se edhe në projektet e ardhshme por edhe në vazhdimin e këtij projekti do të jepet kontribut në tejkalimin e këtij problemi. Por institucionet shtetërore dhe individualisht çdo qytetarë duhet të ndikojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet mes dy etnive më të mëdha në shtet…Shkaqet janë të natyrës së ndryshme. Edhe shkaku i politikanëve të pa arsyeshëm por edhe shkaku i personave vendimmarrës të pandërgjegjshëm”
Të anketuarit nga rrjeti “E kaluar e ndarë, e ardhme e përbashkët”kanë treguar forma të ndryshme në shoqëri ku duket ndarja dhe polarizimi mes dy etnive më të mëdha në shtet. Sipas anketës, ndarje ka në punësime, në biseda, në vendbanime, parti politike e të tjerë, por se pa marrë përgjegjësi individuale çdo qytetarë, kjo situatë nuk mund të tejkalohet pasi politikës i shkon në favor një gjendje e tillë e cila pastaj liron terrenin për manipulime më të lehta. Anketuesit kanë propozuar përmirësimin e modelit të shkollimit dhe investimin në lëndë dhe biseda për bashkëjetesën dhe gjërat e përbashkëta, por edhe në zhvillimin ekonomik, pasi kanë thënë se vetëm kështu ata nuk do të ishin të brishtë ndaj retorikave nacionaliste./Shenja/
https://www.youtube.com/watch?v=RgksxubR20c
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova