Drejtori i Interit, Beppe Marotta konfirmon se Piotr Zielinski është ndër lojtarët e ndjekur nga Nerazzurrët, por insiston se është 'shumë herët' për të bërë një lëvizje për polakun.

Kontrata e Zielinskit me Napolin skadon në fund të sezonit, por klubi aktual është në bisedime për të zgjatur qëndrimin e tij në klub.


Juventusi dhe Interi janë lidhur me nënshkrimin e polakut si transferim i lirë në qershor dhe Marotta konfirmon se Nerazzurrët e kanë monitoruar 29-vjeçarin.

uid 9f0fe6e9d41c41718c587e7a6eece106 width 1200 play 0 pos 0 gs 0 height 678 piotr zielinski fot getty images

“Unë e di se kontrata e tij skadon, por për momentin, ne nuk jemi të shqetësuar”.

“Ne monitorojmë lojtarët me kontrata të skaduara, por është shumë herët për të ndërhyrë drejtpërdrejt. Ai është një lojtar i talentuar dhe shpresoj, edhe për të mirën e Napolit, që të arrijë një marrëveshje me ta”, ka thënë Marrota për DAZN./Telegrafi/

telegrafi sport app