Ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, ka fituar mandatin për formimin e qeverisë së re italiane.
Mario Draghi që e quajnë Super-Mario, ka qenë në krye të Bankës Qendrore Evropiane, transmeton Telegrafi.
Ai mbahet në mend për fjalimin e tij në vitin 2014, kur tha se “do ta ruaj euron me çfarëdo çmimi qoftë ai”.
Para se të bëhej drejtor i Bankës Qendrore Evropian, ka qenë guvernator i Bankës Qendrore italiane, drejtor i thesarit dhe për një kohë të shkurtër ka punuar për njërën nga bankat më të mëdha në botë – Goldman Sachs.
Pas përfundimit të mandat në Bankën Qendrore Evropiane, Draghi është shfaqur rrallë në opinion, duke përjashtuar rastin kur në mars të vitit të kaluar Financial Times, e citoi se “gjendemi në luftë kundër coronavirusit, dhe se duhet reaguar shpejt për të mos e paguar qmimin e lartë”. /Telegrafi/