LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq-Sagartz: Mbështetje nga të gjitha partitë për dialogun me Bullgarinë

Mariçiq-Sagartz: Mbështetje nga të gjitha partitë për dialogun me Bullgarinë

Zv. kryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, u takua sot me eurodeputetin austriak, Christian Sagartz, në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor.

Në fokus të bisedës ishte vizita e fundit e zv. kryeministrit Mariçiq në Paris dhe Bruksel, si dhe disponimi politik në vend për dialogun me Bullgarinë.

Eurodeputeti Sagartz shprehu kënaqësinë dhe pritshmërinë që bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për tejkalimin e çështjeve të hapura do të japë rezultate, pasi ka forcë dhe motivim të ri në dy qeveritë e reja.


Zv. kryeministri Mariçiq theksoi se pret bashkëpunim parimor dhe objektiv nga opozita për këtë proces sepse këto çështje janë çështje të interesit kombëtar dhe duhet të përfshihen dhe të kontribuojnë të gjithë aktorët politikë në vend.

Në vazhdim të takimit, Mariçiq i prezantoi eurodeputetit Sagartz prioritetet dhe synimet që ka vendosur personalisht, por edhe Sekretariatit për Çështje Evropiane në periudhën e ardhshme për përgatitjen e strukturës negociuese, progresin në fusha kyçe si p.sh. sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, mbrojtja e mjedisit dhe zbatimi i agjendës së gjelbër, si dhe përmirësimi i kapaciteteve për thithjen e fondeve evropiane./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Kalo në kategori