LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq nga Forumi i Prespës: Rajoni duhet të unifikohet në luftën kundër korrupsionit, stereotipave dhe dezinformatave

Mariçiq nga Forumi i Prespës: Rajoni duhet të unifikohet në luftën kundër korrupsionit, stereotipave dhe dezinformatave

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, nga panel-diskutimi i “Prespa Forum Dialog” tha se nevojitet bashkëpunim më i madh rajonal dhe unifikim në luftën kundër stereotipave, deziformatave dhe korrupsionit.

Sipas Mariçiq këto probleme janë prezent në të gjitha vendet e rajonit tonë dhe prandaj fokusi duhet të vendoset në bashkëpunim më të afërt. Ai në fjalimin e tij u fokusua në rolin e organizatave dhe mediave në luftën pikërisht kundër këtyre fenomeneve devijuese.

“Roli i mediave është jashtëzakonisht i madh në largimin e stereotipave dhe ato duhet të jenë një lloj mbrojtjeje kundër gjuhës së urrejtjes, ushqyerjen e stereotipave dhe përhapjen e lajmeve të rreme. Liria e mediave që ato të mund në mënyrë kompetente ta kryejnë rolin e tyre shoqëror është çështje rajonale. Është shumë i rëndësishëm edhe roli i organizatave joqeveritare në këto procese. Unë vij nga sektori civil dhe shumë mirë e di rolin e këtyre organizatave edhe në ndërtimin e urave mes shteteve në rajon. Ato mund të jenë katalizator në procese të vështira politika, që janë të shpeshta në rajonin tonë”, theksoi Mariçiq.


Këtë Mariçiq e deklaroi në panelin e parë të Forumit të titulluar “Shoqëria civile dhe mediat në rajon dhe procesi eurointegrues” ku morën pjesë edhe Sekretari Shtetëror gjerman për Evropë, Mihael Roth, i cili tha se Bashkimi Evropian asnjëherë nuk mund të jetë i plotë pa shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Roth theksoi se Gjermania është e dëshpëruar nga vendimi të mos hapen bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë vetëm për shkak të bllokimit të një vendi anëtar. Ai gjatë fjalimit të tij u fokusua edhe në rëndësinë e mediave në ndërtimin e shoqërisë evropiane bashkëkohore të liruar nga paragjykimet dhe nacionalizmi.

Në panel folën edhe Ioanis Armakolas, Igor Bandoviç, Kristof Bender, Florian Biber, Robert Kuper, Donika Emini, Simonida Kacarska, Ljupço Popovski, Vesella Çerneva, Gjergji Vurmo, sipas rajonit ka potencial të madh për zhvillim, ku mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të mirë rajonal, me ndihmën e mediave dhe sektorit civil.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Kalo në kategori