LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Me mbështetje të SHBA-së ne do të ndërtojmë stabilitet në Maqedoninë e Veriut

Mariçiq: Me mbështetje të SHBA-së ne do të ndërtojmë stabilitet në Maqedoninë e Veriut

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ka mbajtur një takim sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, H.E. Angela Aggeler. Në këtë takim, ata diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara në fushat e reformat evropiane.

Mariçiq theksoi se Shtetet e Bashkuara janë një partner strategjik dhe aleat i fortë në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Ai shprehu mirënjohjen për ndihmën politike dhe ekonomike të vazhdueshme nga SHBA-ja dhe përmendi përkushtimin për realizimin e agjendës evropiane në bashkëpunim me partnerët strategjikë.

“Mbështetja e SHBA-së është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne dhe për rajonin, dhe duke vazhduar partneritetin e fortë, ne po ndërtojmë stabilitet për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut” shtoi Mariçiq.


Ambasadorja Ageler dhe zëvendëskryeministri Mariçiq u pajtuan në rëndësinë e shfrytëzimit të momentit për afrimin e vendit me Bashkimin Evropian dhe përforcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara. Në takim, u diskutua për fushat prioritare që kërkojnë mbështetje të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara në zbatimin e reformave evropiane. Gjithashtu ato diskutuan edhe hapat e ardhshëm dhe investimet në reforma, duke theksuar nevojën për të zbatuar Planin e Rritjes për të siguruar stabilitet, rritje ekonomike dhe zbatim të reformave të planifikuara në mënyrë efikase.

Ky takim pasqyron përpjekjet e vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut për integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjikë në realizimin e qëllimeve të përbashkëta për një rajon të qëndrueshëm dhe prosperues në Ballkanin Perëndimor. /Telergafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori