Pas përfundimit të turneut të saj të Krishtlindjeve, Mariah Carey mahniti me një stil të bardhë tërësisht njëngjyrësh në Aspen.

Mbretëresha 55-vjeçare e Krishtlindjeve u shfaq me flokë kaçurrela që i binin natyrshëm mbi supe, e veshur me një triko elegante dhe një fund të gjatë të thurur.


Dukja e saj u kompletua me një jelek të gjatë luksoz dhe syze dielli të errëta Gucci, shkruan DailyMail.

93374679 14216119 Mariah Carey wore a monochrome all white look as she stepped out m 14 1734759273675

Këngëtarja dukej e buzëqeshur dhe shkëlqente me buzë të lyera rozë, ndërsa mbante veshur këpucë platformë.

Brenda dyqanit Louis Vuitton, ajo provoi një ponço kafe me logon ikonike të markës, duke i shtuar një tjetër element elegancë paraqitjes së saj.

93374681 14216119 The 55 year old Christmas queen showed off a new look of tightly a 1 1734759017613

Në Instagram, Mariah ndau një moment festiv me ndjekësit, duke treguar përpjekjen e saj për të mbështjellë dhurata.

E veshur me një mantel të bardhë prej pelushi dhe ulur pranë një peme Krishtlindjesh, ajo pranoi me humor se nuk ishte e aftë për këtë detyrë, duke zbavitur fansat e saj.

93374677 14216119 Inside Louis Vuitton the Heartbreaker hitmaker tried on brown po a 2 1734759017614

Turneu i saj festiv, i cili nisi në nëntor dhe përfundoi në Brooklyn më 17 dhjetor, festoi 30-vjetorin e hitit legjendar "All I Want For Christmas Is You".

Gjatë turneut, Carey interpretoi 26 këngë në një spektakël 90-minutësh që përfshinte hitet e saj më të njohura dhe klasikët e Krishtlindjeve. /Telegrafi/