LAJMI I FUNDIT:

Maresca tregon pse Chelsea e transferoi Jadon Sanchon

Maresca tregon pse Chelsea e transferoi Jadon Sanchon

Chelsea befasoi të gjithë kur në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës transferoi sulmuesin anësorë Jadon Sancho.

Në fakt Sancho është bashkuar me londinezët si huazim nga Manchester United, por që Chelsea e ka blerjen e obligueshme në fund të sezonit.

Enzo Maresca ka ndarë vlerësimin e tij për Jadon Sancho pasi e solli atë në Chelsea nga Man United këtë verë.


Italiani shpjegoi saktësisht se si Sancho do të përmirësojë skuadrën e tij në Chelsea.

“Jam shumë i lumtur që kam Sancho në Chelsea, ai është këtu sepse ne e pëlqejmë atë lloj lojtari që mund të ndihmojë skuadrën sidomos në lojën një kundër një që është i jashtëzakonshëm”.

“Ai është çelësi, veçanërisht kundër një blloku të ulët, ne kemi nevojë për të. Vërtet jam shumë i lumtur që e kam në skuadër”, deklaroi Maresca.

Sancho ende nuk ka debutuar me Chelsean, derisa një gjë të tillë pritet ta bëjë në fundjavë në sfidën ndaj Bournemouth. /Telegrafi/