Site icon Telegrafi

Marchisio e zbulon se Benzema ishte afër transferimit te Juventusi

Claudio Marchisio e ka zbuluar se sulmuesi Karim Benzema ishte afër bashkimit me Juventusin nga Real Madridi në vitin 2010.

Ish-mesfushori bëri rrëfimin gjatë një interviste me Cronache di Spogliatoio përmes transmetimit live.

“Është e vërtetë, Benzema ishte afër Juventusit, vitin kur Ciro Ferrara ishte trajner”, ka thënë fillimisht Marchisio.

“Ai nuk kishte bërë mirë në Real Madrid dhe Los Merengues duhej të zgjidhnin nëse do ta shisnin atë apo Gonzalo Higuain. Ata përfunduan duke mbajtur Benzeman dhe disa vjet më vonë Higuain shkoi në Napoli”.

“Karim ishte vërtet afër që të bashkohej me ne në Juve atë vit, por fatkeqësisht nuk ndodhi. Patjetër që kishte një mundësi”, përfundoi ish-ylli i Juventusit.

Tani 33-vjeçar, Benzema është bërë një shtyllë kryesore në Real Madrid, duke shënuar 272 gola në 545 ndeshje për klubin. /Telegrafi/

Exit mobile version