LAJMI I FUNDIT:

Maqedonisë i merren edhe 69 milionë euro nga Fondet IPA

Maqedonisë i merren edhe 69 milionë euro nga Fondet IPA
EU flags in front of European Commission

BE-ja merr vendimin për marrjen edhe të 69 milion eurove nga Fondet IPA. Kështu ka njoftuar sot Alsat-M duke theksuar se kjo masë shtrënguese prek drejtpërdrejtë korridorin 8. Sipas të dhënave të publikuara me këtë masë të re të fuqishme, nënkuptohet ashpërsim i sanksioneve nga BE, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Po ashtu, në synim të kësaj mase, BE gjithashtu planifikon t’ia marrë kompetencat Qeverisë lidhur me menaxhimin e Fondeve IPA, te cilat deri tani kanë qenë të decentralizuara. Kjo nënkupton se përsëri Brukseli do të vendosë drejtpërdrejt se në cilat projekte do të harxhohen paratë evropiane.

Gjithashtu Brukseli nuk ka më besim te autoritetet vendore dhe për këtë ka vendosur ashpërsimin e menaxhimit të fondeve IPA. Zyra e BE në Shkup kishte kontroll fillimisht vetëm në ndarjen fillestare të parave evropiane, por me tej zgjatjen e krizës politike dhe mungesën e gatishmërisë për zbatimin e Marrëveshjes “Përzhino” po merren këto sanksione gjithnjë e me të ashpra.


Maqedonia është vendi i pare të cilit i janë shkurtuar paratë nga fondet evropiane IPA.

Shumën prej 27 milion eurove nga IPA, Komisioni Evropian e tërhoqi para se ti jepen në dispozicion Maqedonisë, meqë në vitet e kaluara nuk janë përmbushur reformat dhe afatet, për të cilat Brukseli disa herë ua ka bërë të ditur autoriteteve maqedonase.

Këto 27 milion euro që Komisioni evropian ia shkurroi Maqedonisë ishin dedikuar për menaxhimin e financave publike, mbështetjen e konkurrencës në ekonominë vendore dhe sundimin e së drejtës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori